top of page

Projekti hidroenergjetik “Moglica Shtesë” drejt përfundimit

  • Sep 21, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/FB_IMG_1726917335418.jpg

Projekti hidroenergjetik “Moglica Shtesë” në territorin e Bashkisë Maliq po shkon drejt përfundimit.

Kompania norvegjeze “Statkraft” dhe “Devoll Hydropower” Sh.A. po mbajnë diskutime me aktorë lokalë mbi statusin e projektit, si dhe për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social.

Ky projekt ka një ndikim që shtrihet përtej nivelit lokal dhe kombëtar, duke përfshirë edhe rajonin në sektorin e energjisë. Synimi është rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë së rinovueshme dhe përmirësimi i infrastrukturës energjetike, duke kontribuar në qëndrueshmërinë mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në rajon.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page