top of page

Rritje graduale e temperaturave/ Ja parashikimi i motit 20 mars 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 20
  • 1 min read

Edhe për të enten e 20 marsit parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore.

Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë në zonat malore verilindore dhe juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page