top of page

SADAKAJA E FITRIT

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 27
  • 1 min read

Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit po i vjen fundi. Ky muaj sakrifice, përveç privimit nga ushqimi, na obligon që të sillemi mirë me të afërmit, komshinjtë dhe të ndihmojmë të pamundurit. Për këtë arsye në fund të këtij muaji, me qëllim që agjërimi juaj të plotësohet, është detyrë që të jepet Sadakaja e Fitrit. Për këtë vit Sadakaja e Fitrit e përcaktuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është 400 lekë (të reja) për person.


Myftinia e Zonës Korçë, fton të gjithë besimtarët që duan të japin Sadakanë e Fitrit, të drejtohen në Zyrat e Myftinisë, në xhaminë Iljaz Bej Mirahori dhe në Xhaminë e Re, pasi në këto xhami është vendosur një arkë ku mblidhen fitrat. Shuma e mbledhur e parave, do të konvertohet në pako ushqimore, të cilat do të shpërndahen për familjet besimtare në nevojë.



Allahu na i pastë pranuar agjërimin dhe veprat e mira!

 “KORÇA BOOM”



bottom of page