top of page

Samuel Nikaj bën analizën e humbjes, ja faktorët sipas teknikut…

  • Sep 13, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/samuel-nikaj-1.jpg

Pogradeci ka humbur në fushën e vet përballlë Besës. Sipas Samuel Nikajt, trajnerit të liqenorëve, në një deklaratë të tijën për ndeshjen citohet: “Nisi si një malore e madhe për ne, kjo pasi jemi ndëshkuar me penallti që në minutat e para. Më pas ne kishim mundësi të madha për të barazuar kur kemi goditur edhe traversën, por nuk kemi shënuar.”

Por momenti më i keq duket se është pas golit të dytë dhe Nikaj shpreh keqardhje për këtë moment: “Loja jonë më e keqe gjatë kësaj ndeshjeje ishte pas golit të dytë që pësuam. Ky ishte çasti kur duhet të kishim ritur ritmin, por që nuk ndodhi. Besoj se ketu ka adhur rënia e madhe, ndoshta futbollistët janë prerë totalisht edhe psikologjikisht.”

Nikaj këtë herë ka diçka edhe për tifozët: “Në momentin që lojtarët duhet të kishin edhe një mbështetje më të fuqishme nga tifozët, ka ndodhur e kundërta. I vetëm unë nga pankina nuk kisha çfarë të beja, duhet të ishim më të motivuar.”

Pogradecarët do të shikojnë tani ndeshjen e radhës dhe është një ndeshje transferte atje ku detyrimisht iu duhen pikët. Nikaj beson dhe shpreson se mund të marrin edhe tre pikë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page