Si sot një vit më parë, më 11 mars 2024 u nda nga jeta poeti Korçar Ylber Merdani
- Korca Boom
- Mar 11
- 1 min read
Një vit më parë, më 11 mars 2024 u nda nga jeta poeti Korçar Ylber Merdani (1940-2024). “Ylber Merdani nuk ishte vetëm një njeri, por një simbol i rezistencës, qytetarisë, mirësisë dhe dashurisë për Korçën”.
“Burgu dhe dhuna e diktaturës nuk arritën të shuanin shpirtin krijues të këtij artisti. Përjetoi një kalvar të gjatë vuajtjesh, por na la pas një trashëgimi të pasur letrare në kulturën tonë”, vlerësoi Peleshi.
Pas viteve ’90, Merdani ka botuar një sërë librash me poezi dhe tregime të cilat flasin për periudhën e komunizmit dhe burgjeve. Poeti korçar ka qenë pjesë e revoltës së SPAÇ-it.
Ylber Merdani ndër të tjera ka qenë mësues dhe njihet si pasardhës i një prej familjeve më të njohura korçare.
“KORÇA BOOM”


















