top of page

SKËNDEBRBEU/ Sot test miqësor në Devoll në orën 16:00

  • Sep 6, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/b0e0148e-7ac8-43dd-9ddc-4875f87d3a5a.jpg

Skënderbeu ka përfituar nga periudha e pushimit që ka në këto momente dhe ka vendosur që sot në orën 16:00 të zhvillojë një ndeshje miqësore disa kilometra më larg.

Sot në orën 16:00 korçarët do të jenë mysafirë në Devoll për tu ndeshur me vendasit e kategorisë së dytë.

Do të jetë një test më vlera për bardhekuqtë e superligës, kjo pasi trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe stafi i tij kanë vendosur që të aktivizojnë të gjithë ata lojtarë që nuk kanë mundësi të kenë minuta në këmbë në tre javët e para të luajtura të superligës.

Madje ka nga ata futbollistë që kanë mbërritur ditët e fundit te Skënderbeu dhe ky do të jetë një test i mirë, për të parë edhe formën e tyre sportive.

Është hera e parë gjatë gjithë kësaj vere që Skënderbeu luan në transfertë, teksa kujtojmë që për miqësore vetëm e para ndaj Kalitheas u zhvillua në Greqi, ndërkohë që të gjitha të tjerat bardhekuqtë i luajtën në stadiumin “Skënderbeu”.

Me pak fjalë sot në orën 16:00 Devolli-Skënderbeu është testi miqësor i kësaj së premteje.

bottom of page