Skënderbe “hermetik” para Elbasanit, shumë kujdes…
- Aug 17, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/stervitja-date-9.jpg
Edhe dy seanca stërvitore dhe më pas në garë. Edhe kaq ka ngelur në këtë fillim sezoni. Ekpi i Skënderbeut gjatë kësaj jave ka punuar në aspektin tekniko-taktik. Stërvitje më mjaft ritëm dhe ndërkohë më shumë kërkesa nga ana e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Korçarët janë treguar të kujdesshëm, që gjatë këtyre ditëve të mos i japin asnjë mundësi kundërshtarit t’i studiojë. Ndërkohë edhe deklarimet mediatike janë shumë të kujdesshme dhe si gjithnjë Gvozdenoviç nuk flet para ndeshjeve për formacionin dhe mënyrën e lojës.
Kjo është mëse normale dhe kështu trajneri do të veprojë nga java në javë. Por ditën e diel Gvozdenoviç do të dalë para mediave ku natyrisht ka shumë për të thënë në këtë prag starti të kampionatit.















