SKËNDERBEU/ Ja si pritet të rreshtohen sot në mbrëmje bardhekuqtë ndaj Partizanit!
- Aug 25, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/456280409_18345222814189503_7112434765895131209_n-1.jpg
Skënderbeu ka mbyllur dje përgatitjet anti-Partizani dhe tashmë duket se gjithçka është gati për sfidën e javës së dytë.
Gjatë kësaj jave trajneri Gvozdenoviç ka punuar për formacionin e sotëm dhe duket se tashmë është vendosur.
Duke mos pasur asnjë mëdyshje Skënderbeu sot në portë në orën 20:00 do të ketë Marko Alia, të padiskutueshëm.
Në repartin e prapavijës, Marko Ramos dhe kapiteni Elvis Prençi do të jenë dyshja që do ti bësohet qendra e prapavijës. Nga krahët Kosta Vangjeli në krahun e djathtë dhe Andrea Gerco do të jenë dyshja që do të mbyllin prapavijën.
Në mesin e fushës nuk ka dyshime dhe si zakonisht Mario Rabiu do të jetë në rolin e shkatërruesit, ndërkohë që përpara tij janë sërish dyshja Dejvid Janaqi dhe Juri Merlim ata që do të bëjnë lidhjen e mbrojtjes me sulmin.
Në sulm treshja tashmë që duket se është e zakonshme do të jetë me Ermir Rashicën në krahun e majtë dhe Ardit Nikaj në të djathtë, ndërkohë që në majë Bismark do të kërrkojë golin e parë me fanelën e Skënderbeut.
Kjo pak a shumë do të jetë 11-shja e Skënderbeut sot ndaj Partizanit, ku nuk pritet ndonjë surprizë në momentet e fundit nga trajneri Ivan Gvozdenoviç.















