SKËNDERBEU pas 90 minutave të para/ Në vendin e katërt me barazimin ndaj Elbasanit!
- Aug 20, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/IMG_1461.jpeg
Skënderbeu e mbylli javën e parë të superligës me një pikë në stadiumin “Skënderbeu”. Barazim që në fakt vjen me keqardhje, pasi bardhekuqtë kishin mundësi të siguronin dhe t’i bënin superligës së re një start me fitore.
Pas 5 ndeshjeve të luajtura në dy ditë, tashmë kemi edhe renditjen përfundimtare me ndeshjet e para të luajtura. Edhe pse është akoma herët për të thënë se jemi në vendin e katërt, një vend komod, gjithsesi renditja është renditje.
Egnatia, Teuta dhe Vllaznia, janë treshja e kreut me 3 pikë secila, pra të tre ekipet kanë arritur të sigurojnë fitore në javën e parë. Menjëherë pas tyre vjen Skënderbeu që ka një pikë dhe bashkë me bardhekuqtë janë edhe Elbasani, Tirana dhe Laçi, që kanë të njëjtën vlerë pike.
Në fundin e renditjes për momentin ndodhet Dinamo, për të mos thënë se tabelën e klasifikimit e mbyllin dy ekipet e kryeqytetit, Partizani dhe Dinamo.
Gjithsesi është vetëm java e parë, por ja renditja pas 90 minutave të para.
Barazim në start për Skënderbeun që kryesonte 80-të minuta, por në fund la 2 pikë në shtëpi















