Skënderbeu-Tirana starton në orën 19:00/ Mësoni formacionet e të dy skuadrave!
- Aug 2, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/0e29e1_18c01fea263f4f59adb08a1c3cb46cb1mv2.webp
Skënderbeu-Tirana
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Vaskez, Vangjeli, Rabiu, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Nikaj, Bismark, Rashica. TRAJNER: Ivan Gvozdenoviç
TIRANA: Selmani, Arhan, Dembele, Mici, Përgjoni, Jonuzi, Soler, Abah, Haxhiu, Prenga, Walid. TRAJNER: Bledi Shkëmbi
Ndërkohë që do akoma minuta deri në orën 19:00 ku në stadiumin “Skënderbeu” do të startojë miqësorja mes Skënderbeut dhe Tiranës, portali ynë “Korça Boom” ju sjell në këto momente formacionet e të dy ekipeve, ndërkohë që skuadrat janë në nxemjen e tyre të zakonshme.
Me të gjitha të rejat e kësaj ndeshjeje me “aromë” superlige do ju njohim moment pas momenti, ndërkohë që në stadium tifozët kanë filluar të zbarkojnë. Në pankinë sot do të shohim dyshen e Skënderbeut të dikurshëm Ivan Gvozdenoviç nga njëra anë dhe nga ana tjetër Bledi Shkëmbin trajnerin e Tiranës.
Ky test i sotëm miqësor vjen plot 18 ditë nga starti i sezonit të ri, ndërkohë që mes tyre këto dy skuadra në fazën e parë do të ndeshen në javën e 7-të më 28 shtator në duelin Tirana-Skënderbeu, pra ndeshja e parë në kryeqytet.















