top of page

Sot java e dytë e “Abissnet Superiore”/ Partizani-Skënderbeu në orën 20:00 në kryeqytet!

  • Aug 25, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/IMG_1461-1.jpeg

Java e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë të sot në orën 17:00 me ndeshjen Egnatia–Laçi. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë takimin e parë të sezonit të ri në “Egnatia Arena” dhe do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas suksesit ndaj Dinamo City. Ndërkohë, Laçi pas barazimit me Tiranën synon që të marrë pikët e plota ndaj rrogozhinasve.

Po sot në orën 20:00 do të zhvillohen edhe dy takime të tjera, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia–Tirana. Pas fitores ndaj Partizanit, shkodranët duan triumfin e radhës, ndërsa bardheblutë synojnë fitoren e parë në kampionat. Në anën tjetër në “Arenën e Demave” do të luhet takimi Partizani-Skënderbeu.

Të hënën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së dytë. Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, do të luhet takimi Bylis-Dinamo City, në orën 17:00.

Java e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet nesër me ndeshjen AF Elbasani–Teuta, që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00.

JAVA E DYTË E SUPERLIGËS

SOT 25 GUSHT 2024 

EGNATIA-LAÇI ORA 17:00 

VLLAZNIA-TIRANA ORA 20:00 

PARTIZANI-SKËNDERBEU ORA 20:00 

NESËR 26 GUSHT 2024 

BYLIS-DINAMO ORA 17:00 

ELBASANI- TEUTA ORA 20:00 

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.

bottom of page