Stabbing among youths in Bulgarec: 19-year-old arrested, violent incidents also reported in Korçë and Pogradec
- 24 hours ago
- 1 min read
Korçë: 19-vjeçari arrestohet pas plagosjes me thikë të një 16-vjeçari në Bulgarec
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se ka goditur me thikë një 16-vjeçar, po nga i njëjti fshat, për motive të dobëta.
I dëmtuari është transportuar në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar mjetin prerës (thikën) dhe celularin e të arrestuarit si prova materiale.
Ndërkohë, në Pogradec, policia ka referuar materiale në Prokurori për disa ngjarje të veçanta. Dy shtetas, 28 dhe 30 vjeç, banues në Buçimas, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 29-vjeçar për motive të dobëta në fshatin Gështenjas.
Po ashtu, dy të mitur në Pogradec po procedohen penalisht pasi dyshohet se kanë shtyrë dhe goditur një të moshuar në lagjen nr. 1 të qytetit.
Në një tjetër rast në Korçë, policia ka referuar në Prokurori një ngjarje të ndodhur në një subjekt përpunimi plastike, ku një 29-vjeçar nga Zëmblaku ka pësuar dëmtim në gisht gjatë punës me një pajisje, ngjarje e konsideruar aksidentale.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.
"KORÇA BOOM"
















