top of page

SUPERLIGA/ Java e 2-të starton nesër. Skënderbeu ndaj Partizanit për pikë!

  • Aug 24, 2024
  • 2 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/50197e24-d230-464a-8ed8-edba84272d06-1.jpeg

Java e dytë e superligës erdhi shpejt, teksa nesër zyrtarisht luhen 3 ndeshjet e para dhe dy të fundit luhen ditën e hënë. Po nesër luan edhe Skënderbeu në mbrëmje në kryeqytet, këtë herë ndaj Partizanit.

Dita e nesërme do të startojë në orën 17:00 me ndeshjen e Rrogozhinës, Egnatia-Laçi. Më pas në orët e mbrëmjes luhen edhe dy ndeshjet e fundit të ditës, teksa e gjithë vëmendja do të jetë në Shkodër dhe në Tiranë.

Në orën 20:00 në “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Tiranën në një përballje që priten emocione të mëdha.

Po në orën 20:00 do të luajë edhe Skënderbeu, teksa në “Arenën e Demave” e pret Partizani. Një transfertë e vështirë për korçarët aq më tepër që Partizani e ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Vllaznisë.

Dita e dytë e superligës për javën e dytë do të jetë të hënën me dy ndeshjet e fundit të kësaj jave. Në orën 17:00 Bylisi do të presë në Ballsh, Dinamon, ndërkohë që java e dytë do të mbyllet në Elbasani, ku vendasit në orën 20:00 do të presin Teutën.

Skënderbeu/ Nga ana e vet korçarët janë optimistë për këtë ndeshje të dytë në transfertë ndaj Partizanit dhe pavarësisht se luajnë në transfertë do të guxojnë të mos dalin pa pikë nga Tirana.

Partizani nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj bardhekuqve, ndërkohë që Skënderbeu është përgatitur që këtë javë të marrë më të mirën nga kjo përballje.

Më poshtë sjellim edhe ndeshjet dhe oraret e javës së dytë të superligës:

JAVA E DYTË E SUPERLIGËS

E DIEL 25 GUSHT 2024 

EGNATIA-LAÇI ORA 17:00 

VLLAZNIA-TIRANA ORA 20:00 

PARTIZANI-SKËNDERBEU ORA 20:00 

E HËNË 26 GUSHT 2024 

BYLIS-DINAMO ORA 17:00 

ELBASANI- TEUTA ORA 20:00 

bottom of page