SUPERLIGA/ Skënderbeu mbyll javën e parë, luan me drita në mbrëmje ndaj Elbasanit. Kalendari me oraret!
- Aug 10, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/454667560_902873495208492_1295838210276037363_n.jpg
Ka më shumë se 24 orë që është bërë zyrtare java e parë e superligës që do të startojë më 18 gusht, pra fundjavën e ardhshme, por që Skënderbeu do të luajë të hënën e 19 gushtit ndeshjen e parë të këtij edicioni të ri.
Sezoni i ri 2024-2025 do të nisë të dielën e 18 gushtit, pra 8 ditë më vonë, ndërkohë që ky sezon do të nisë me ndeshjen në “Niko Dovana” ku Teuta vendase do të presë Bylisin skuadrën që është ngjitur këtë sezon në ligën superiore.
Po në mbrëmjen e 18 gushtit në orën 20:00 do të luhet edhe ndeshja tjetër ajo mes Dinamos dhe Egnatias, një tjetër përballje shumë e fortë.
Më pas tre ndeshjet e fundit të javës së parë janë përcaktuar të luhen ditën e hënë më 19 gusht teksa në orën 17:00 do të luhet në Laç ku vendasit do të presin Tiranën. Për të vijuar më pas në mbrëmje me dy përballjet: Në Tiranë ku Partizani do të presë Vllazninë në orën 20:00.
Java e parë do të mbyllet me ndeshjen e stadiumit “Skënderbeu” që është edhe ndeshja e fundit e kësaj jave dhe që do të luhet edhe kjo nën dritat e projektorëve.
Skënderbeu-Elbasani do të jetë premiera e këtij sezoni dhe do të startojë në orën 20:00 të mbrëmjes, në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione të shumta, pasi edhe Elbasani është rikthyer pas shumë vitesh në superiore dhe ka objektiva madhore në këtë sezon.
Më poshtë nëpërmjet kësaj fotoje sjellim javën e parë, me ditët dhe oraret e përcaktuara tashmë zyrtarisht nga FSHF-ja.















