top of page

Takim i radhës në Korçë: Diskutime për përmirësimin e luftës kundër Trafikimit të Personave

  • Aug 30, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/FB_IMG_1725017049153.jpg

Pranë institucionit të Prefektit të Qarkut Korçë, nën drejtimin e z.Henrik Rusi, Nënprefekti i Devollit, u zhvillua sot takimi i radhës me anëtarët e Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave, ku morën pjesë drejtues të bashkive të qarkut Korçë, Agjencisë së Punësimit dhe Aftësive, DRAP, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, Drejtorisë Vendore të Policisë, Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Në takim u diskutua lidhur me databasën e krijuar për rastet e viktimave të trafikimit apo rastet e viktimave të mundshme të trafikimit, identifikimin e problemeve parësore në nivel rajonal/lokal etj.

U mirëpritën edhe sugjerimet për një bashkëpunim sa më efikas për zgjidhjen e problemeve në aspektin e parandalimit të trafikimit.

bottom of page