top of page

Tradita e “Ujqërve të Dëborës” vazhdon

  • Aug 2, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/0e29e1_1a59ead3cb2743b6bd3cf5ab12cab40emv2.webp

Jemi mësuar që në çdo ndeshje të shohim pikërisht ultrasit e Skënderbeut, ata që i kemi pagëzuar si “Ujqërit e Dëborës”. Janë të moshave të ndryshme por bie në sy se janë të rinj. Por në ndeshjen miqësore kundër Tiranës mbrëmë, pamë diçka tjetër të veçantë që na tërhoqi vëmendjen.

Ishte një grup prej më shumë se 100 tifozësh të vegjël të moshës 15-të vjeçare dhe kanë qenë gjatë gjithë ndeshjes mbështetës për ekipin. Duket se janë ata, që nesër do të mbajnë mbi supe këtë emër por jo vetëm, pasi do të mbështesin ekipin e tyre gjatë gjithë lojës.

Një traditë e bukur që ka nisur por duket se do të vazhdojë gjatë, falë këtyre fëmijve të apsionuar pas futbollit.

bottom of page