top of page

Tri vatra zjarri të qëllimshme në Pogradec/ Zjarrfikës, banorë dhe punonjës të pyjores, në terren

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 9
  • 1 min read

Dy vatra të qëllimshme zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e të shtunës në njësinë Dardhas midis fshatrave Grunjas dhe Prenisht. Flakët kishin përfshirë sipërfaqe me bimësi dushku.

Drejt zonës në orët e para të mëngjesit kanë shkuar mbi 15 forca nga pyjorja, zjarrfikësja dhe banorë të zonës për të izoluar vatrat e zjarrit.

Aktualisht dy vatra janë izoluar dhe fikur dhe po monitorohen nga afër për të mos lejuar riaktivizimin  e tyre, ndërkohë është duke u punuar në një vatër të tretë në zonën midis Dardhas-Prenisht e cila ka rënë mëngjesin e së dielës.

Sipas të dhënave situata është nën kontroll ndërsa do të kryhen edhe veprimet hetimore për të gjetur personin që ka vendsour qëllimisht zjarret.

Një ditë më parë dy vatra zjarri  ishin aktive në njësinë e Çerravës të cilat janë izoluar dhe fikur pa dëme të mëdha./CNA

On Saturday evening, intentional fire spots were activated in the Dardhas area between the villages of Grunjas and Prenisht. The flames had engulfed an area of juniper vegetation.

By the early hours of the morning, more than 15 personnel from the forestry service, fire brigades, and local residents arrived at the scene to isolate the fire spots.

Currently, two fires have been isolated and extinguished, and they are being closely monitored to prevent reactivation. Meanwhile, efforts are underway to control a third fire in the area between Dardhas and Prenisht, which broke out on Sunday morning.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page