Të pathënat e acarimit të miqësores në Korçë
- Aug 2, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/0e29e1_83818c56d04d4cf68a984563fc0c6b87mv2-2.webp
Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Tiranës ka prodhuar edhe momente tensioni. Keni mundur të shikoni në fushë edhe acarimet e dukshme mes futbollistëve por ajo që është mësuar më vonë lidhet me shkaqet e atij momenti por jo vetëm.
Në fakt Mici dhe Rabiu janë përfshirë dukshëm, por në fushë ka pasur edhe disa momente të tjera, por që nuk kanë agravuar deri në atë shkallë. Kështu ka qenë Mici që gjatë gjithë pjesës së parë ka pasur momente fërkimi me Bismark.
Nga sa është mësuar Mici si një mbrojtës ka kërkuar ta acarojë dhe nxjerë jashtë loje Bismarkun, por ka qënë Mici që pas ndeshjes ka thënë se sulmuesi i Skënderbeut ishte shumë profesionist dhe nuk binte në grackën e acarimit të mbrojtjes.
Kjo tregon se sa e goditur ka qënë për korçarët pikërisht ardhja e një sulmuesi të tillë që do të jetë pika referuese e korçarëve në majë të sulmit.















