Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë bëhet piloti i parë në transformimin e universiteteve rajonale
- Korca Boom
- Oct 6, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-19.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-20.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/4-17.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/5-12.jpg
Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë bëhet piloti i parë në transformimin e universiteteve rajonale në funksion të profilizimit dhe të ndërkombëtarizimit. Në bashkëpunim me ekspertë të shquar akademikë të diasporës dhe mbështetjen e AADF, u prezantua sot plani ambicioz zhvillimior i transformimit të UNIKO për ta kthyer këtë institucion në një qendër të ekselencës dhe kërkimit shkencor deri në vitin 2030. Me mbështetjen e qeverisë dhe strategjisë, Universiteti i Korçës do të shërbejë si model për transformimin e universiteteve të tjera rajonale dhe do të luajë një rol kyç në zhvillimin e arsimit dhe kërkimit në Shqipëri.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”


















