Vinjola Rota: Faleminderit Niko Peleshi! Punë të bukura na presin
- Mar 13, 2025
- 2 min read
Pas shpalljes së listave zyrtare të PS dhe PD, ajo që bie në sy është se në Qarkun e Korçës e vetmja që është përfaqësuese e arsimit dhe që ka shanset e veta për t’u bërë deputete, është drejtoresha e DRAP Korçë, Vinjola Rota.
Zonja në fjalë është në listën e hapur të PS-së dhe shpreson që nesër të jetë deputete në parlament për të përfaqësuar edhe pjesën e arsimit.
Nga mësuese, kujtojmë që zonja Rota mori postin e Drejtoreshës së Arsimit në DRAP Korçë dhe tashmë ka një sfidë të rëndësishme për t’u ulur në karrigen e parlamentit. I urojmë suksese Vinjolës!
Statusi i plotë i Vinjola Rotës:
Nëpërmjet këtij statusi dua t’i shpreh mirënjohjen e thellë Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste të Qarkut Korçë z. Niko Peleshi si dhe të gjitha Strukturave të PS-së!
Jam falënderuese për besimin dhe mbështetjen tuaj për të qenë pjesë e listës së kandidateve për deputet të Qarkut Korçë në zgjedhjet e Majit 2025!
Suksese të gjithë ekipit socialist në punën e palodhur!
Punë të bukura na presin dhe plot energji.
Faleminderit çdokujt prej jush për urimet e përzemërta!
Miqësisht,
Vinjola
Ja dhe statusti i Niko Peleshit:
Vinjola Rota është një profesioniste e përkushtuar në fushën e arsimit, e lindur dhe e rritur në Korçë. Me një formim akademik në Matematikë-Fizikë nga Universiteti i Tiranës dhe një master shkencor në Matematikë, ajo ka ndërtuar një karrierë solide në arsim, duke dhënë kontribut si mësuese, pedagoge dhe drejtuese institucionesh.
Si drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Korçë, ajo ka qenë një urë lidhëse mes institucioneve dhe komunitetit të mësuesve, duke punuar me përkushtim për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Eksperienca dhe aftësitë e saj menaxheriale janë një vlerë e shtuar për Partinë Socialiste dhe qytetarët e Korçës.
“KORÇA BOOM”
















