Vranësira dhe rrebeshe/ Ja parashikimi i motit për këtë të mërkurë 12 shkurt 2025
- Korca Boom
- Feb 12
- 2 min read
Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit.
Gjithashtu kemi rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër e cila herë pas here do të krijojë mundësi për reshje shiu në ultësirën Perëndimore, ku në zona të izoluara do të ketë edhe rrebeshe të përkohshme, ndërsa në zonat malore në Verilindje dhe Juglindje të Shqipërisë do të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -4°C vlera më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë e mesatare deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 3 ballë
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 6°C
në zonat e ulëta 0 deri 16°C
në zonat bregdetare 6 deri 15°C
Our country, from the early morning hours, will be under the influence of heavy cloud cover, which is expected to dominate throughout the entire 24-hour period.
Additionally, there will be a significant increase in air humidity, occasionally creating opportunities for rainfall in the Western Lowlands, where isolated areas may experience temporary downpours. Meanwhile, in the northeastern and southeastern mountainous areas of Albania, there will be light snowfall.
Air temperatures will remain constant in the morning hours but will rise at midday, fluctuating between -4°C as the lowest value and 15°C as the highest across the territory.
The wind will blow at a moderate to strong intensity over the sea, reaching speeds above 45 km/h from a South-Southeastern direction. As a result, coastal areas will experience waves up to 3 on the Beaufort scale.
“KORÇA BOOM”


















