top of page

Vranësira, rreshje shiu e bore në zonat e thella malore. Ja parashikimi për këtë të shtunë 5 prill 2025

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 5
  • 1 min read

Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.


Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.


Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.


 “KORÇA BOOM”


ree

bottom of page