Zgjedhja e Kryepiskopit të Ri të Kishës Orthodhokse do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025
- Korca Boom
- Mar 13
- 1 min read
Zgjedhja e Kryepiskopit të Ri të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Tiranë, 13 Mars 2025
Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë
“KORÇA BOOM”


















