top of page

“A pranon të martohesh me të?”, Rama publikon videon me batuta: Do jemi anëtarë në BE brenda kësaj dekade

May 27
1 min read

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjet një video përpara Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ndërsa nuk mungojnë batutat, por edhe premtimi se Shqipëria do të jetë anëtare e BE brenda kësaj dekade.


Kjo do të thotë se Shqipëria do të jetë në BE brenda 2030, ndërsa në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan “me krenarinë për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”.


“Që ne pranojmë do e themi tani. A pranon të martohesh me të? Po, unë pranoj”, shprehet Rama.


Në pamjet e publikuara, shfaqen takimet me Marta Kos dhe zëvendësministren për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna.


Takimet me dy zyrtaret duket mjaft i ngrohtë, ndërsa Kos nuk nguron të hipë në një shkallë për t’u zgjatur pak, dhe për të përqafuar Edi Ramën./ Pamfleti

"KORÇA BOOM"


bottom of page