top of page


“Bonus çdo muaj”/ Qeveria Rama bën gati “ligjin e ri”
Rama u shpreh se bonusi i bebes do të transformohet në një skemë mbështetjeje mujore për fëmijët, me qëllim ndikimin në të ardhurat e familjeve. Një tjetër masë lidhet me studentët që vijnë nga familje në nevojë. Sipas kryeministrit, mbështetja financiare për ta do të rritet me më shumë se dyfish, duke arritur në vlerën e gjysmës së pagës minimale. “Ne sot kemi në subvencionim nënat e papuna që rrisnin fëmijë të mitur. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta tran
8 hours ago


Çfarë ka ndodhur brenda qelive të IEVP-ve në Shqipëri gjatë një jave? Drejtoria e Burgjeve publikon BILANCIN
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar bilancin javor të aktivitetit në institucionet penitenciare për periudhën 26–30 tetor 2026, duke raportuar të dhëna mbi numrin e të burgosurve, transferimet, lirimet, incidentet dhe aktivitetet e rehabilitimit. Sipas raportit, në burgjet e Shqipërisë ndodhen aktualisht 4,272 të dënuar dhe të paraburgosur, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm i sistemit është 5,293 persona. Kjo do të thotë se në institucionet penitenciare rezultojnë
10 hours ago


Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të shtunë, më 31 tetor 2026, Bordi vendosi që çmimi i naftës të mos jetë më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa benzina të tregtohet me jo më shumë se 179 lekë për litër. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me shumicë i naftës do të jetë jo më shumë se 200 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 167 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, n
15 hours ago


Detaje/ Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë. Përfitimi, sipas kategorive
Nga 1 janari 2027, punonjësit e Policisë së Shtetit me gradën më të ulët, atë të inspektorit, do të përfitojnë 20 mijë lekë të reja më shumë në pagën bazë. Për këtë kategori, paga bazë për gradë parashikohet të rritet nga 73 mijë lekë në 93 mijë lekë në muaj. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 27.4%. Shuma prej 93 mijë lekësh i referohet pagës bazë për gradë dhe nuk duhet ngatërruar me pagën neto që punonjësi merr në llogari. Kjo vlerë nuk përfshin shtesat për vjetërsi në p
16 hours ago


Zjarr në një fabrikë të prodhimit të kafesë në Pogradec, nuk raportohet për të lënduar
Një zjarr ka rënë në fabrikën e kafesë ‘Thomas Enkelana’ në pronësi të Thoma Torit në qytetin e Pogradecit pak para mesnatës. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka përfshirë një pjesë të godinës, por ende nuk ka detaje sa i përket shkaqeve të rënies së tij. Kjo është hera e dytë që ndodh një situatë e tillë në të njëjtin biznes. Zjarrfikëset ishin në vendngjarje për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe më
19 hours ago


Euro mbetet pranë kufirit të 90 lekëve, me sa këmbehen sot monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 90.5 lekë dhe do shitet me 91.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 107.8 lekë dhe do shitet me 108.7 lekë PËR MË SHUMË HIDHINI NJË SY TABELËS SË MËPOSHTME: “KORÇA BOOM”
20 hours ago


Shi, shtrëngata dhe rrufe/ Si parashikohet moti këtë të shtunë
Vendi ynë pritet të ndikohet këtë të shtunë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat herë pas here do të alternohen me kthjellime. Sipas parashikimit meteorologjik, që në orët e para të ditës priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore, reshjet parashikohen të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara herë pas here me shkarkesa elektrike. Sa u për
20 hours ago


Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot
Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do rrezikojnë disi, por ne fund do ja arrijnë qëllimit e do e bëjnë për vete atë qe dashurojnë. Ne planin financiar jo çdo gjë do ece si e kishit ëndërruar. Mundohuni te kurseni qe t’iu mbeten para edhe për te ardhmen. Demi Sektori i ndjenjave do mbrohet gjithë kohës nga yjet sot. Nuk do keni aspak probleme apo deb
20 hours ago


Shi, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit në ditët në vijim
Fundjava dhe ditët e para të javës së ardhshme do të karakterizohen nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata lokale. Ndërkohë, në zonat malore të veriut dhe juglindjes priten edhe reshje dëbore, ndërsa temperaturat do të pësojnë luhatje. Sipas sinoptikanit Elvi Jahaj nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, gjatë së shtunës dhe të dielës vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura
2 days ago


Ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës publikon vendimin e ri
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën, të cilat do të hyjnë në fuqi këtë të premte, më 30 tetor, në orën 15:00. Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës nuk do të jetë më shumë se 218 lekë për litër në shitje me pakicë, ndërsa për tregtimin me shumicë kufiri është përcaktuar në 206 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 179 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk
2 days ago
bottom of page
