top of page

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot

6 minutes ago
1 min read

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.


Në mbledhjen e zhvilluar këtë të shtunë, më 31 tetor 2026, Bordi vendosi që çmimi i naftës të mos jetë më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa benzina të tregtohet me jo më shumë se 179 lekë për litër.


Sipas vendimit, çmimi i shitjes me shumicë i naftës do të jetë jo më shumë se 200 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 167 lekë për litër.


Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 12:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen ndryshimet e çmimeve në treg.


Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar se në rast të shkeljeve të konstatuara do të vendoset pezullimi i aktivitetit.


Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, me qëllim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.

"KORÇA BOOM"


bottom of page