top of page


U zgjodh në krye të PD-së Korçë, Harito Zoto mesazh për bashkim: Na duhen të gjithë demokratët
Në mesazhin e parë pas fitores, kreu i degës së PD-së në Korçë ftoi të gjithë demokratët të bashkohen. “Falenderoj Zotin, demokratët për mbështetjen dhe deputetët. Kemi nevojë për bashkim, për të gjithë demokratët’ thotë ai në mesazh. Harito Zoto u zgjodh kreu i PD-së Korçë me 398 vota kundrejt 109 votave që mori Mikel Dishnica./ Syri.net “KORÇA BOOM”
4 hours ago


Sherr mes disa të rinjve në vend/ Policia qëllon me a*më në ajër për të ndaluar njërin nga personat e përfshirë në konflikt
Një konflikt i çastit mes disa personave ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike mes tyre, mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Njëri prej personave ka pasur edhe një mjet prerës, thikë, gjatë konfliktit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe më pas ka qetësuar konfliktin. Njëri prej personave të përfshirë është larguar me vrap. Për ta ndaluar, policia ka qëlluar edhe me pistoletë në ajër, por ai nuk ka ndaluar. Ndërkohë, ai është arrestuar ng
5 hours ago


Kategoria e Parë/ 9 gola në 5 ndeshje, Besa ndalet në Kavajë, fitore për Pogradecin dhe Bylisin
Kanë përfunduar pesë ndeshjet e javës së 10-të në Kategorinë e Parë, të cilat kanë prodhuar në total 9 gola dhe rezultate interesante në garën për objektivat sezonale. Iliria e Fushë-Krujës, në rolin e kryesueses, ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Orikut. Goli që vendosi fatin e takimit u realizua në minutën e 26-të nga Darnell Kithambo. Një fitore të rëndësishme regjistroi edhe Pogradeci, që triumfoi 1-0 ndaj Besëlidhjes në një përballje të fortë. Kukësi gjith
9 hours ago


Tirana e mposht Teutën në frymën e fundit, Daci hero në minutën e 87-të
Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Teutës, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në një përballje që u vendos vetëm pak minuta përpara fundit. Sfida u karakterizua nga emocione dhe raste të shumta, ndërsa momentet vendimtare erdhën në pjesën e dytë. Në fraksionin e parë, Teuta pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 37-të. Umejiego u gjend i vetëm përballë Bekajt, por portieri bardheblu reagoi në mënyrë fantastike, duke i mohuar golin skuadrës
9 hours ago


Ndreca ngre alarmin nga Spitali i Fierit: Këmba e Veliajt nuk është ngjitur, kërkohet ndërhyrje urgjente
Në një reagim nga Spitali Memorial i Fierit, Ndreca bëri të ditur se pas vlerësimit të gjendjes nga një mjek turk, është konstatuar se këmba nuk është pastruar siç duhet dhe, për pasojë, nuk është bashkuar. Avokati deklaroi se kishte shkuar në spital për të marrë kartelën mjekësore, me qëllim konsultimin me specialistët në Tiranë, por pretendoi se dokumentacioni nuk i ishte vënë në dispozicion. “Këmba nuk është pastruar dhe si rrjedhojë nuk është ngjitur dhe kërkohet ndërhyrj
9 hours ago


Deklarata e vajzave në polici për mësuesin e fizkulturës, shpërthen reagimi: “Duhet t’i çojë në gjyq”
Një deklaratë e vajzave në polici lidhur me një mësues të fizkulturës ka shkaktuar reagime dhe debat në rrjetet sociale. Sipas deklarimit të tyre, mësuesi u kishte kërkuar gjatë orës së fizkulturës që të qëndronin me gjoksin dhe shpatullat drejt, si dhe me këmbët e bashkuara. Vajzat e kanë interpretuar këtë udhëzim si ngacmim seksual. Pas publikimit të deklaratës, kanë ardhur reagime të shumta, ku disa persona kundërshtojnë akuzat dhe kërkojnë që çështja të trajtohet nga drej
10 hours ago


Aktivisti bën thirrjen e fortë në protestë: Studentët të nxjerrin kandidatin e tyre
Një aktivist, i pranishëm në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, u ka bërë thirrje studentëve që të organizohen në një lëvizje të pavarur, e cila të ketë mbështetjen e qytetarëve dhe të propozojë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, protesta duhet të kalojë në një fazë konkrete organizimi, duke mos u identifikuar me asnjë forcë politike, por duke krijuar një alternativë të drejtuar nga vetë studentët. Aktivisti theksoi se kandidati duhet të dalë
10 hours ago


Fëmijët e kopshtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi, reagon Ministria: Kemi nisur hetimin epidemiologjik
Ministria e Shëndetësisë konfirmon helmimin e disa vogëlushëve në një nga kopshtet publike të Vlorës, duke thënë se specialistët e saj kanë nisur hetimin epidemiologjik dhe vlerësimin laboratorik për të identifikuar shkakun e shfaqjes së këtyre rasteve. Fëmijët e Kopshtit Nr.10 janë paraqitur mbrëmjen e djeshme në spital me dhimbje të forta barku dhe të vjella dhe po marrin trajtim në Pediatri. Ndërkohë, raportohet se numri i fëmijëve të prekur është më i lartë, por ata janë
12 hours ago


Skënderbeu nesër pret Dinamon/ Java e 11-të zjarr në superligë!
Java e 11-të e superligës do të vijë këtë fundjavë dhe më pas do të ketë ndërpreje të kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Dy ditë do të jenë këtë fundjavë për javën e 11-të, teksa sot (të shtunën) e 7 nëntorit dhe (nesër) të dielën e 8 nëntorit do të jenë dy datat e 5 përballjeve të kësaj jave. Në këtë mënyrë sot do të luhen 3 ndeshjet e para, ku starti do të jetë në orën 13:30 me dy përballje. Tirana-Teuta dhe Laçi-Partizani janë dy ndeshjet e para të ditës së
13 hours ago


AKSIDENT me tre automjete/ Detajet e para...
Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe dy automjete të tjera. Fatmirësisht, nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për pasoja në njerëz. Policia e qarkullimit rrugor ndodhet në vendngjarje, jo vetëm për dokumentimin e rastit, por edhe për të disiplinuar trafikun. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë një manovër
14 hours ago
bottom of page
