top of page


Aksident me pasojë vd*kjen/ Makina përfundon në humnerë
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qaf Buall – Krastë e Martaneshit. Një automjet dyshohet se ka rënë në humnerë, dhe nga të dhënat paraprake dyshohet për një viktimë. Policia dhe ambulanca e spitalit të Bulqizës ndodhen në vendin e ngjarjes. “KORÇA BOOM”
15 hours ago


SUPERLIGA 3 javë pushim/ Ja kur rikthehet java e 6-të!
Pas javës së 5-të skuadrat e superligës do të pushojnë më gjatë se të gjitha herët e tjera, për shkak të grumbullimit të kombëtares. Plot 3 javë pushim do të kenë të gjitha skuadrat, ndërkohë që mund të quhet një minifazë përgatitore ky pushim kaq i gjatë. Në bazë të kalendarit të publikuar nga FSHF ndeshjet e javës së 6-të do të rikthehen më 11 tetor. Në fakt përballjet e javës së 6-të janë të gjitha në një ditë, por zyrtarizimi me ditët e caktuara dhe oraret do të bëhen pub
15 hours ago


"Nga 1 tetori… " çfarë pritet të ndodhë me e-albanian?
Duke nisur nga data 1 tetor, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp. Kodi do të dërgohet për proceset që kërkojnë autentikim në e-Albania ose nënshkrim elektronik, duke shtuar dy kanale të tjera komunikimi për marrjen e tij. Mesazhet zyrtare të dërguara përmes Viber dhe WhatsApp do të përmbajnë vetëm kodin e nevojshëm për autentikim ose nënshkrim elektronik. Ato nuk do të kërkojnë të dhë
15 hours ago


Shisnin dr*gë pranë shkollave, dy të arrestuar me mbi 4 kg kanabis
Policia ka finalizuar dy faza të operacionit të koduar “Perimetri”, duke goditur dy raste të dyshuara të shitjes së kanabisit në afërsi të shkollave në Kuçovë dhe Moravë. Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 4 kilogramë Cannabis Sativa, një shumë parash dhe dy telefona celularë. Në pranga u vunë A. G., 46 vjeç, në banesën e të cilit në Kuçovë u gjetën 3.95 kg kanabis, një pjesë e ndarë në doza, si dhe G. Ç., 19 vjeç, banues në Moravë, i cili u kap në flagrancë me sasi dhe doza
16 hours ago


AKSIDENT/ Drejtuesi i biçikletës përplaset nga një automjet dhe dërgohet në spital
Një aksident rrugor është shënuar në qytetin e Lushnjës, ku një biçiklist është përplasur me një automjet tip “Mercedes-Benz”. Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është identifikuar si Josif Pane. Si pasojë e përplasjes, ai ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në Spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndër
16 hours ago


Rrebeshe dhe rënie temperaturash, meteorologia zbulon si do të jetë moti në ditët në vijim
Moti pritet të ndryshojë gjatë ditëve në vijim, me reshje shiu dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave, veçanërisht në orët e para të mëngjesit. Sipas meteorologes Tanja Porja, sot vendi do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 26°C, ndërsa në zonat malore të veriut dhe verilindjes, temperaturat minimale mund të zbresin deri në 4°C. Porja tha se ndryshimi i situa
17 hours ago


I kërkoi shpjegime përse u nda nga vajza, i riu hidhet nga kati i pestë, arrestohet ish-vjehrri
Një 36-vjeçar humbi jetën një ditë më parë në zonën e Alliasit në Tiranë, pasi u hodh nga kati i pestë i një pallati. Viktima është identifikuar si Gerald Sefa, ndërsa hetimet për rrethanat që i paraprinë ngjarjes kanë çuar në arrestimin e një personi. Në pranga është vënë Sajmir Demiri, babai i ish-bashkëjetueses së 36-vjeçarit. Ai dyshohet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes. Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, rreth dy ditë përpara ngjarjes Demiri dysho
17 hours ago


Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda, dyshime për falsifikim dokumentesh
A e dini se sa mish pule nga Tajlanda konsumojnë shqiptarët? Janë me mijëra tonë në vitet 2025 dhe periudhën janar-gusht 2026 që ardhura në Shqipëri nëpërmjet Kosovës. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pranon se lejohet importi i mishit të pulës nga Tajlanda, nga stabilimente të miratuara nga BE, si dhe rieksporti nga Kosova. Në një kërkesë të Qendrës ALERT drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për lejimin e mishit të pulës nga Tajlanda, përgjigjia është ‚po‘. Por, referu
17 hours ago


Nami me dr*gën në Greqi, 300 kg k*nabis në kamion, sasia e sekuestruar kap vlerën e 1.2 mln eurove
Një tjetër goditje e madhe u regjistrua ndaj rrjeteve të trafikimit të drogës në Greqi. Autoritetet gjetën të fshehur brenda kamionëve drogë me vlerë që tejkalon 1 milion euro. Operacioni çoi në identifikimin dhe arrestimin e një shoferi. Brenda kamionit të tij, pas ngarkesës së ligjshme, u gjetën 296 pako hermetike të fshehura me kujdes, që përmbanin një sasi prej 300 kilogramësh e 880 gramë kanabis me pastërti të lartë. Sipas autoriteteve, sasia specifike ishte ngarkuar në
18 hours ago


Lajm i mirë për familjet e personave me aftësi të kufizuara, zbulohet hapi i ri i qeverisë: Nga tetori nis...
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me prindër, ku ka sjellë në vëmendje masat e fundit të qeverisë për mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe familjeve të tyre. Koçiu bëri me dije se nga muaji gusht është dyfishuar pagesa për fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe për fëmijët e verbër deri në moshën 18 vjeç. Ndërkohë, nga muaji tetor nis edhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizua
19 hours ago
bottom of page
