top of page

Shisnin dr*gë pranë shkollave, dy të arrestuar me mbi 4 kg kanabis

1 hour ago
2 min read

Policia ka finalizuar dy faza të operacionit të koduar “Perimetri”, duke goditur dy raste të dyshuara të shitjes së kanabisit në afërsi të shkollave në Kuçovë dhe Moravë.


Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 4 kilogramë Cannabis Sativa, një shumë parash dhe dy telefona celularë.


Në pranga u vunë A. G., 46 vjeç, në banesën e të cilit në Kuçovë u gjetën 3.95 kg kanabis, një pjesë e ndarë në doza, si dhe G. Ç., 19 vjeç, banues në Moravë, i cili u kap në flagrancë me sasi dhe doza kanabisi.


Sipas policisë, lënda narkotike dyshohet se mbahej me qëllim shitjen pranë shkollave.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policise:


Kontrolle të përditshme, si dhe punë intensive operative dhe hetimore, për objektivin madhor, parandalimin e depërtimit të fenomeneve kriminale në shkolla.


Finalizohen dy faza të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e 2 tentativave për të shitur doza Cannabisi, në afërsi të shkollave në Kuçovë dhe në Moravë.


Sekuestrohen mbi 4 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shumë parash dhe 2 celularë.


Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin me vete dhe në banesa sasi dhe doza të kësaj lënde, me qëllim shitjen.


Si rezultat i shtimit të vigjilencës, pranisë policore, punës operative dhe veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie që cenon sigurinë e nxënësve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, pas hetimeve proaktive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. G., 46 vjeç, të cilit, në banesë në Kuçovë, iu gjetën 3.95 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa (një pjesë, në doza), që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen në afërsi të shkollave në Kuçovë;


Ndërkohë u vu në pranga shtetasi G. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit dhe të DVP Berat, ku gjatë kontrollit iu gjetën me vete dhe në banesë sasi dhe doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Vizion Plus

“KORÇA BOOM”


bottom of page