top of page


Përmbyset mjeti sportiv, humb jetën 46-vjeçari në vend, pl*goset vëllai i tij
Një aksident tragjik është regjistruar në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi mjeti sportiv me të cilin udhëtonte është përmbysur. Viktima është shtetasi A. Q., 46 vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas informacionit paraprak t
7 hours ago


NGJARJE E RËNDË NË VEND/ 47-vjeçari pl*gos me th*kë dy efektivë policie!
Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Malësinë e Madhe, ku një shtetas gjerman ka sulmuar me thikë dy efektivë të Policisë gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Një 27-vjeçar, me inicialet A. Q., ka njoftuar Policinë se, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës. Incidenti kishte ndodhur pranë një pike k
7 hours ago


AKSIDENT/ Pl*agosen 5 persona
Pesë persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Subash, ku u përfshinë tre automjete. Përplasja mes mjeteve shkaktoi lëndimin e pesë personave, të cilët u transportuan drejt urgjencës së Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat nisën veprimet për dokumentimin e ng
11 hours ago


Tre aksidente brenda 30 minutash, një grua pl*goset rëndë në përplesjen e parë
Tre aksidente rrugore janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit. Aksidenti i parë ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit, ku u përplasën dy automjete, një “Volvo” që lëvizte në drejtim të Klosit dhe një “Benz” që udhëtonte drejt Tiranës. Si pasojë, një grua mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Burrelit. Vetëm 500 metra më poshtë u regjistr
14 hours ago


Vjedhje seriale në Korçë e Pogradec, zbardhen 6 ngjarje, pranga 2 personave, kërkohet bashkëpunëtori
Kryenin vjedhje në biznese të ndryshme në Pogradec dhe Korçë, si dhe në automjete, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori. Sekuestrohen sendet e dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan punën, koordinuan veprimet dhe, në kuadër të operac
16 hours ago


Përplasen disa automjete rresht, aksident zinxhir në Unazën e Madhe
Një aksident shumëfish është regjistruar mëngjesin e sotëm në Unazën e Madhe, pranë rrethrrotullimit të Freskut, në Tiranë. Në përplasjen zinxhir janë përfshirë disa automjete, duke shkaktuar trafik dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor. Nga informacionet paraprake, aksidenti nuk ka pasur pasoja për jetën. Në vendngjarje shihen disa automjete të dëmtuara, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e përplasjes./ LAJMI FUNDIT “KORÇA BOOM”
2 days ago


AKSIDENT mëngjesin e sotëm, përplasen dy makina/ Pl*goset një person
Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit Memorial. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, kur një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga Gabriel Çuni, u përplas me një automjet tip “Benz”, në drejtimin e të cilit ishte Alfred Sinani. Nga aksidenti pësoi dëmtime pasagjeri i automjetit “Audi”. Pas përplasjes, ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë trajtim mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, gjendja
2 days ago


NGJARJE E RËNDË NË KORÇË/ Pl*goset me th*kë një 60-vjeçar pas një konflikti të çastit, arrestohet autori
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar është kapur nga policia. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të postës, ku një 65-vjeçar, me inicialet N.H., ka plagosur me mjet prerës një 60-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit mes dy personave. I plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në pjesën e qafës dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë
2 days ago


Tentoi t’i largohej Policisë Rrugore, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
Një automjet ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Urës së Dajlanit, pasi dyshohet se drejtuesi po përpiqej t’i shmangej Policisë Rrugore. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi nuk i është bindur sinjalit të uniformave blu për të ndaluar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, por gjatë lëvizjes, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjer
2 days ago


Pamjet e transferimit të Ergys Agasit, pesë furgona policie e shoqërojnë drejt Fierit
Kanë dalë pamjet e shoqërimit të Ergys Agasit drejt burgut të Fierit, ku transferimi i tij u krye nën masa të rrepta sigurie. Agasi është shoqëruar nga pesë furgona policie gjatë transportimit nga paraburgimi i Bradasheshit drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier. Urdhri për transferimin e tij është firmosur nga drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo. Më herët, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mbërritën në paraburgimin e Bradasheshit, ku Agasi mbahej d
3 days ago


Ndryshojnë rregullat për telefonat në Shqipëri, çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar një rregullore të re për përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri. Ndryshimet parashikojnë rregulla të reja për vlefshmërinë e kartave SIM, afatin e kreditit monetar dhe mënyrën se si operatorët mund të ndryshojnë tarifat mujore. Sipas vendimit të Bordit të AKEP, kartat SIM do të kenë vlefshmëri 12-mujore, ndërsa kredia monetare e hedhur në numër do të ketë një afat minimal vlefshmërie prej 180 ditësh.
3 days ago


AKSIDENT/ Përfshihen katër automjete në përplasje
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të enjte në Dragostunjë. Mësohet se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë, makinat kanë përfunduar në zonën anësore të rrugës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar. Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “KORÇA BOOM”
3 days ago


Aksidentoi dy gra dhe u largua e shpejtësi skëterrë, kapet pas disa minutash i riu në Korçë
Është kapur i riu që u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit me dy gra në afërsi të Bankës Kombëtare në Korçë. I riu drejtonte një automjet tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira. Pas aksidentit, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia kishte nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Pas kapjes, pritet që ndaj të riut të kryhen veprimet procedurale dhe të arrestohet. Dy gratë e aksidentuara janë transportuar në spital, ku raportohet se kanë pësua
3 days ago


Aksident në Korçë, pl*gosen dy gra! BMW largohet nga vendi i ngjarjes
Një aksident është regjistruar këtë të enjte pranë Bankës Kombëtare në Korçë. Mësohet se nga aksidenti mbetën të plagosura dy gra. Të dyja të dëmtuarat janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa paraprakisht raportohet se kanë pësuar fraktura. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit tip BMW është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar automjetin dhe është vënë në ndjekje të tij. Priten detaje të tjera për rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndet
3 days ago


U zhduk pa lënë gjurmë, gjendet i vd*kur në pus pas disa ditë kërkimesh
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku trupi i pajetë i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur brenda një pusi rreth 10 metra të thellë, në zonën e Longianos, në provincën e Forli-Cesenës. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Denaldo Maxhallaku. Dyshimet paraprake janë se i riu mund të jetë vrarë me armë zjarri, ndërsa rrethanat dhe motivet e mundshme të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Trupi u zbulua nga karabinierët gjatë kërkimeve të nisura pasi
3 days ago


Lëvizja nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit, Veliaj denoncon mungesën e transparencës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, duke e kundërshtuar mënyrën se si është realizuar lëvizja dhe duke pretenduar se nuk i janë bërë të ditura arsyet ligjore të vendimit. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Veliaj deklaron se punonjës të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për ta transferuar drejt Fierit. Sipas tij
4 days ago


Pl*gosja e 22-vjeçarit, dyshohet se konflikti nisi për një borxh të pashlyer (Emrat-Detaje)
Një borxh i pashlyer dyshohet se qëndron në themel të konfliktit mes Elvis Zirkës, 22 vjeç, dhe Sokol Zekës (Troka), 28 vjeç, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit, në rrugën “Medar Shtylla”, ku i riu mbeti i plagosur me armë zjarri dhe u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, konflikti mes dy personave nuk është i momentit, por dysho
4 days ago


AKSIDENT/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën!
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Vorës, ku dyshohet se janë përfshirë dy automjete. Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksi, një prej makinave ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, ndërsa në rrugë dallohen pjesë të automjetit të shpërndara pas përplasjes. Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për shkaqet e aksidentit apo për persona të lënduar. Pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes. “KOR
4 days ago


Aksident në vend/ Përplasen keq dy automjete
Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se përplasja ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit nga drejtuesit e mjeteve. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar. “KORÇA BOOM”
4 days ago


Ndryshon tatimi mbi pagat, kush do të paguajë 32% dhe kush do të përfitojë lehtësim
Paketa e re fiskale parashikon ndryshime në tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, duke vendosur një normë të re prej 32% për pagat bruto mbi 700 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, për punonjësit me paga nga 200 mijë deri në 700 mijë lekë parashikohet lehtësim i barrës tatimore. Sipas propozimeve për ndryshimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, synohet rishikimi i sistemit progresiv të tatimit mbi pagat, përmes krijimit të një shkalle të tretë për të ardhurat më të larta. Me s
5 days ago
bottom of page
