top of page

Lëvizja nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit, Veliaj denoncon mungesën e transparencës

4 hours ago
1 min read

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, duke e kundërshtuar mënyrën se si është realizuar lëvizja dhe duke pretenduar se nuk i janë bërë të ditura arsyet ligjore të vendimit.


Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Veliaj deklaron se punonjës të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për ta transferuar drejt Fierit.


Sipas tij, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga vetë ai dhe avokati i tij për t'u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, dokumenti nuk u është vënë në dispozicion.


“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, shprehet Veliaj.


Ai thekson se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin dhe se ka kundërshtuar mënyrën e realizimit të tij, të cilën e cilëson si një proces pa transparencë dhe që, sipas tij, nuk i mundëson ushtrimin efektiv të të drejtave ligjore.


Në reagimin e tij, Veliaj i ka bërë thirrje publike ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të verifikojnë arsyet e këtij transferimi, të cilin ai e konsideron politik.


Deri në momentin e këtij reagimi, në materialin e publikuar nga Veliaj nuk paraqiten arsyet zyrtare të transferimit nga autoritetet përkatëse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page