top of page

Pogradeci ngec ndaj vendit të fundit, shpërthejnë tensionet pas vërshëllimës përfundimtare

25 minutes ago
1 min read

Oriku ka surprizuar Pogradecin në javën e tetë të Kategorisë së Parë, duke marrë një barazim pa gola në transfertë. Rezultati është zhgënjyes për liqenorët, të cilët nuk arritën të mposhtin skuadrën që renditet në vendin e fundit të klasifikimit.


Ndeshja u shoqërua me tensione, veçanërisht gjatë 20 minutave të fundit, kur vendasit kundërshtuan disa vendime të gjyqtarit kryesor Gerard Çokaj dhe asistentit Endri Fejzullah.


Momenti i parë i diskutueshëm ishte në minutën e 77-të, kur Pogradecit iu anulua një gol. Fillimisht, kryesori Çokaj e konsideroi të rregullt realizimin, por pas ndërhyrjes së asistentit vendosi ta anulonte.


Pakënaqësitë e skuadrës vendase vijuan edhe më pas, me tre pretendime për penallti.


Rasti që shkaktoi më shumë polemika ishte në minutën e 91-të, kur arbitri akordoi faull në favor të Pogradecit, por e konsideroi ndërhyrjen jashtë zonës së rreptësisë.


Tensioni vijoi edhe pas përfundimit të takimit. Gjyqtarët u shoqëruan nga policia gjatë largimit nga fusha, pas kundërshtimeve të shumta për vendimet e marra gjatë ndeshjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page