top of page

SOT ora 18:30 të gjitha rrugët të çojnë në stadiumin “Skënderbeu”/ “Ujqërit” për fitore ndaj kurbinasve!

7 hours ago
1 min read

Superliga do të rikthehet ditën e sotme dhe nesër me ndeshjet e javës së 9-të, Në kalendarin e ngjeshur tashmë është zyrtare që 3 takime do të luhen të mërkurë, pra sot dhe më 28 tetor (nesër) 2 ndeshje do të luhen për të përmbyllur këtë javë.


Java nis sot në orën 13:30 me ndeshjen Vora-Vllaznia. Më pas në orën 18:30 do të luhen dy ndeshjet e fundit të ditës, ku Skënderbeu do të presë Laçin në stadiumin “Skënderbeu”. Në të njëjtën orë do të luhet edhe Elbasani-Partizani.


Skënderbeu pas dy fitoreve radhazi do të kërkojë një tjetër fitore ndaj kurbinasve mbrëmjen e sotme nën dritat e projektorëve. Skënderbeu vjen në këtë përballje me moral të lartë dhe me objektivin e vetëm trepikëshin.


Më pas të nesërmen e 29 tetorit, pra nesër, do të luhen dy përballjet e fundit, ku në orën 13:30 do të luhet derbi mes Tiranës dhe Dinamos, ndërkohë që java do të përmbyllet me ndeshjen mes Egnatias dhe Teutës takim që do të startojë në orën 18:30.


Më poshtë sjellim të gjitha duelet me oraret përkatëse:

JAVA 9


28 tetor (SOT)

Vora-Vllaznia Ora 13:30

Skënderbeu-Laçi Ora 18:30

Elbasani-Partizani Ora 18:30


29 tetor (NESËR)

Tirana-Dinamo Ora 13:30

Egnatia-Teuta Ora 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page