Pesë ndeshje, dy fitore minimale dhe një festival golash, ja rezultatet e Kategorisë së Parë
Janë mbyllur pesë ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 8-të, të cilat u zhvilluan në orën 13:30.
Kukësi ka arritur të marrë tri pikë të rëndësishme, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Kastriotin. Goli i De Mattos në minutën e 58-të i dha fitoren skuadrës kuksiane, e cila ngjitet në vendin e parë të klasifikimit.
Fitore të rëndësishme ka regjistruar edhe Besëlidhja, që triumfoi me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Sopotit. Alidema ishte protagonist kryesor, duke realizuar tre gola në minutat 41, 55 dhe 64, ndërsa Akansase vulosi fitoren në minutën e 90-të. Për Sopotit shënuan Aminu në minutën e 23-të dhe sërish në të 76-ën.
Në ndeshjet e tjera, Korabi mposhti 1-0 Burrelin, falë golit të Morinës në minutën e 76-të. Ndërkohë, Besa dhe Bylisi u ndanë në barazim pa gola, ashtu si Pogradeci dhe Oriku.
Pas këtyre rezultateve, Kukësi kryeson renditjen me 15 pikë, një më shumë se Besa dhe Pogradeci. Në pjesën e poshtme të tabelës, gara për mbijetesë mbetet e fortë, me Sopotit, Burrelit dhe Kastriotit që kërkojnë të rikuperojnë pikët e humbura.
REZULTATET:
Kukësi 1-0 Kastrioti
(De Mattos 58')
Korabi 1-0 Burreli
(Morina 76')
Bylis 0-0 Besa
Besëlidhja 5-2 Sopoti
(Alidema 41', 55', 64', Akansase 90'/ Aminu 23', 76')
Pogradeci 0-0 Oriku
“KORÇA BOOM”
















