top of page


U zgjodh në krye të PD-së Korçë, Harito Zoto mesazh për bashkim: Na duhen të gjithë demokratët
Në mesazhin e parë pas fitores, kreu i degës së PD-së në Korçë ftoi të gjithë demokratët të bashkohen. “Falenderoj Zotin, demokratët për mbështetjen dhe deputetët. Kemi nevojë për bashkim, për të gjithë demokratët’ thotë ai në mesazh. Harito Zoto u zgjodh kreu i PD-së Korçë me 398 vota kundrejt 109 votave që mori Mikel Dishnica./ Syri.net “KORÇA BOOM”
Korca Boom


Sherr mes disa të rinjve në vend/ Policia qëllon me a*më në ajër për të ndaluar njërin nga personat e përfshirë në konflikt
Një konflikt i çastit mes disa personave ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike mes tyre, mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Njëri prej personave ka pasur edhe një mjet prerës, thikë, gjatë konfliktit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe më pas ka qetësuar konfliktin. Njëri prej personave të përfshirë është larguar me vrap. Për ta ndaluar, policia ka qëlluar edhe me pistoletë në ajër, por ai nuk ka ndaluar. Ndërkohë, ai është arrestuar ng
Korca Boom


Kategoria e Parë/ 9 gola në 5 ndeshje, Besa ndalet në Kavajë, fitore për Pogradecin dhe Bylisin
Kanë përfunduar pesë ndeshjet e javës së 10-të në Kategorinë e Parë, të cilat kanë prodhuar në total 9 gola dhe rezultate interesante në garën për objektivat sezonale. Iliria e Fushë-Krujës, në rolin e kryesueses, ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Orikut. Goli që vendosi fatin e takimit u realizua në minutën e 26-të nga Darnell Kithambo. Një fitore të rëndësishme regjistroi edhe Pogradeci, që triumfoi 1-0 ndaj Besëlidhjes në një përballje të fortë. Kukësi gjith
Korca Boom


Tirana e mposht Teutën në frymën e fundit, Daci hero në minutën e 87-të
Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Teutës, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në një përballje që u vendos vetëm pak minuta përpara fundit. Sfida u karakterizua nga emocione dhe raste të shumta, ndërsa momentet vendimtare erdhën në pjesën e dytë. Në fraksionin e parë, Teuta pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 37-të. Umejiego u gjend i vetëm përballë Bekajt, por portieri bardheblu reagoi në mënyrë fantastike, duke i mohuar golin skuadrës
Korca Boom


Ndreca ngre alarmin nga Spitali i Fierit: Këmba e Veliajt nuk është ngjitur, kërkohet ndërhyrje urgjente
Në një reagim nga Spitali Memorial i Fierit, Ndreca bëri të ditur se pas vlerësimit të gjendjes nga një mjek turk, është konstatuar se këmba nuk është pastruar siç duhet dhe, për pasojë, nuk është bashkuar. Avokati deklaroi se kishte shkuar në spital për të marrë kartelën mjekësore, me qëllim konsultimin me specialistët në Tiranë, por pretendoi se dokumentacioni nuk i ishte vënë në dispozicion. “Këmba nuk është pastruar dhe si rrjedhojë nuk është ngjitur dhe kërkohet ndërhyrj
Korca Boom


Deklarata e vajzave në polici për mësuesin e fizkulturës, shpërthen reagimi: “Duhet t’i çojë në gjyq”
Një deklaratë e vajzave në polici lidhur me një mësues të fizkulturës ka shkaktuar reagime dhe debat në rrjetet sociale. Sipas deklarimit të tyre, mësuesi u kishte kërkuar gjatë orës së fizkulturës që të qëndronin me gjoksin dhe shpatullat drejt, si dhe me këmbët e bashkuara. Vajzat e kanë interpretuar këtë udhëzim si ngacmim seksual. Pas publikimit të deklaratës, kanë ardhur reagime të shumta, ku disa persona kundërshtojnë akuzat dhe kërkojnë që çështja të trajtohet nga drej
Korca Boom


Aktivisti bën thirrjen e fortë në protestë: Studentët të nxjerrin kandidatin e tyre
Një aktivist, i pranishëm në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, u ka bërë thirrje studentëve që të organizohen në një lëvizje të pavarur, e cila të ketë mbështetjen e qytetarëve dhe të propozojë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, protesta duhet të kalojë në një fazë konkrete organizimi, duke mos u identifikuar me asnjë forcë politike, por duke krijuar një alternativë të drejtuar nga vetë studentët. Aktivisti theksoi se kandidati duhet të dalë
Korca Boom


Fëmijët e kopshtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi, reagon Ministria: Kemi nisur hetimin epidemiologjik
Ministria e Shëndetësisë konfirmon helmimin e disa vogëlushëve në një nga kopshtet publike të Vlorës, duke thënë se specialistët e saj kanë nisur hetimin epidemiologjik dhe vlerësimin laboratorik për të identifikuar shkakun e shfaqjes së këtyre rasteve. Fëmijët e Kopshtit Nr.10 janë paraqitur mbrëmjen e djeshme në spital me dhimbje të forta barku dhe të vjella dhe po marrin trajtim në Pediatri. Ndërkohë, raportohet se numri i fëmijëve të prekur është më i lartë, por ata janë
Korca Boom


Skënderbeu nesër pret Dinamon/ Java e 11-të zjarr në superligë!
Java e 11-të e superligës do të vijë këtë fundjavë dhe më pas do të ketë ndërpreje të kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Dy ditë do të jenë këtë fundjavë për javën e 11-të, teksa sot (të shtunën) e 7 nëntorit dhe (nesër) të dielën e 8 nëntorit do të jenë dy datat e 5 përballjeve të kësaj jave. Në këtë mënyrë sot do të luhen 3 ndeshjet e para, ku starti do të jetë në orën 13:30 me dy përballje. Tirana-Teuta dhe Laçi-Partizani janë dy ndeshjet e para të ditës së
Korca Boom


AKSIDENT me tre automjete/ Detajet e para...
Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe dy automjete të tjera. Fatmirësisht, nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për pasoja në njerëz. Policia e qarkullimit rrugor ndodhet në vendngjarje, jo vetëm për dokumentimin e rastit, por edhe për të disiplinuar trafikun. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë një manovër
Korca Boom


Pjesëmarrje e ulët në votimin për kreun e PD-së në Korçë/ Vetëm 100 anëtarë kanë votuar në 3 orë
Pjesëmarrje e ulët është shënuar në procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Korçë. Edhe pse në listën zyrtare janë rreth 4800 anëtarë me të drejtë vote, interesi për të marrë pjesë në këto zgjedhje duket i kufizuar. Deri më tani, pas rreth tre orësh nga hapja e procesit, kanë votuar vetëm rreth 100 anëtarë. Ky proces zgjedhor vjen pas shtyrjes së zgjedhjeve të mëparshme për shkak të incidenteve të regjistruara në selinë e PD-së në
Korca Boom


Dyshime për helmim ushqimor në një kopsht/ 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar në spital
Dyshime për probleme nga ushqimi janë regjistruar në Vlorë, ku 7 raste kanë kërkuar shërbim në pediatri. Të tjerë prindër konfirmojnë simptomat, por u kanë dhënë fëmijëve shërbim në banesë. Bëhet fjalë për fëmijët e Kopshtit nr. 10 në Vlorë, të cilët mbrëmjen e kaluar kanë pasur simptoma me bark e të vjella të vazhdueshme. Dyshimet janë për helmim, sipas informacioneve që korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, disponon. Spitali ka lajmëruar Institutin e Shëndetit Publik,
Korca Boom


EMRI- Arrestohet 45-vjeçari me kokainë në makinë, i sekuestrohen edhe armë dhe një shumë parash
Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në doza. Në pranga ka rënë Emiljan Mehilli, banues në fshatin Krutje e Poshtme, i cili u kap në flagrancë gjatë një operacioni të koduar “Gjurmimi” Sipas policisë, 45-vjeçari u ndalua teksa qarkullonte me automjet në fshatin ku banonte. Gjatë kontrollit në automjet dhe më pas në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, të cilat dyshohe
Korca Boom


Gëzuar ditëlindjen Prof. Dr. Tatjana Dishnica!
Agronome, studiuese, pedagoge dhe autore e një sërë botimesh shkencore, Prof. Tatjana Dishnica ka një karrierë të gjatë në kërkimin shkencor dhe drejtimin institucional. Me një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë shqiptare, ajo vijon të jetë aktive në jetën akademike dhe shkencore. Libri i saj më i fundit, “Memorje Shqiptare – Një shekull kërkime dhe institucione bujqësore”, përbën një botim me vlerë për dokumentimin e historisë së kërkimit shkencor dhe instit
Korca Boom


Një muaj pas bujës së videove intime, Eli Fara publikon foton e re me mesazhin e fortë
Rreth një muaj pas publikimit dhe përhapjes së videove intime që shkaktuan reagime të shumta në rrjet dhe në opinionin publik, personazhet e përfshirë duket se kanë vijuar angazhimet dhe jetën e tyre të përditshme. Së fundmi, vëmendjen e ka tërhequr këngëtarja e njohur Eli Fara, e cila ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në profilin e saj në “Instagram”. Ajo që ka rënë në sy është kënga që shoqëron postimin, “She Knows Her Power” që në shqip përkthehet “Ajo e njeh fuqin
Korca Boom


Kategoria e Parë, java e 10-të nis sot: Pogradeci pret Besëlidhjen, Korabi-Flamurtari mbyll programin të dielën
Kategoria e Parë vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit. Takimet do të zhvillohen në dy ditë. Të shtunën, më 7 nëntor, janë programuar pesë takime, të gjitha në orën 13:30. Kryesuesja e renditjes së Kategorisë së Parë, Iliria, do të presë Orikun. Kukësi do të përballet me Sopotin. Në sfidat e tjera të ditës së sotme, Bylis luan ndaj Kastriotit, Besa pret Burrelin dhe Pogradeci përballet me Besëlidhjen. Java e 10-të do të mbyllet të dielën, më 8 nëntor
Korca Boom


Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD Korçë
Ka nisur procesi i votimit në selinë e Partisë Demokratike në Korçë, ku anëtarët e kësaj force politike do të zgjedhin gjatë ditës së sotme kryetarin e ri të degës lokale. Në garë për drejtimin e PD-së së Korçës janë dy kandidatë, Harito Zoto dhe Mikel Dishnica. Sipas listës zyrtare, janë rreth 4800 anëtarë me të drejtë vote, të cilët do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke përcaktuar se kush do të marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në
Korca Boom


Rama: Buxhet të dedikuar për ta shtrirë shahun në sa më shumë shkolla të vendit
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se në mbështetjeje të përhapjes së shahut në shkolla është ndarë një buxhet i dedikuar. Rama ka ndarë pamje nga takimi i tij me shahistë nga mbarë vendi në Federatën Shqiptare të Shahut. Rama shkruan se shahu do të shtrihet në më shumë shkolla dhe se do të ketë më shumë mendje të mprehta. “Shahu ka shtëpinë e tij. Një hap i rëndësishëm për komunitetin shahistik dhe një mbështetje e re për shahun në shkolla
Korca Boom


Ndryshime për monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 7 nëntor 2026
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 90.5 lekë në blerje dhe 91.3 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me 80.9 lekë, ndërsa shitet me 82 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 98.6 lekë dhe me 99.6 lekë në shitje. Dollari kanadez këmbehet me 57.3 lekë në blerje dhe me 58.7 lekë në shitje. Paundi britanik blihet me 108.2 lekë dhe shitet me 109.2 lekë. Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme. “KORÇA BOOM”
Korca Boom


Kthjellime dhe vranësira, si do jetë moti sot
Vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare gjatë ditës. Sipas parashikimit, era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, ajo pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 10 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1-2 ballë. “KORÇA BOOM”
Korca Boom


Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 7 Nëntor 2026
Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit ne një moment. Beqaret gjithashtu duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar nëse nuk duan te përballen me zhgënjime. Gjithçka duhet te ndodhe ne momentin e duhur. Gjendja e financave do ketë here pas here disa tronditje. Mos shpenzoni shume marramendëse. Demi Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do jeni ëndërrimtare gjate kësaj dite dhe do kërkoni te përje
Korca Boom


Lajmi i fundit/ 36-vjeçari plagoset me a*më, detaje nga ngjarja e rëndë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes, 6 nëntor, në Athinë, ku një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri brenda automjetit të tij. Sipas informacioneve paraprake, shqiptari është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut. Pavarësisht plagës së marrë, ai ka mbijetuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarja është raportuar rreth orës 20:35, në rrugën “Lenorman”, në numrin 197, në z
Korca Boom


Po lind një forcë e re politike? Studentët marrin hapin e madh / Gati krijimi i partisë dhe regjistrimet online!
Grupime studentësh të dala nga protesta po organizohen në forma të ndryshme për të ofruar një alternativë politike tashmë. Rinia nacionaliste është një prej tyre. “Dëshira për ndryshimin e sistemit të kanalizohet tashmë nga dalja në shesh në një lëvizje politike. Ne aktualisht nuk jemi në stadin e partisë, por duam të arrijmë në atë stad. Pra, duam ti shfaqim popullit tonë realitetin dhe ti tregojmë se ne jemi opozita e vërtetë”, tha Besart Capa- anëtar, Rinia Nacionaliste. R
Korca Boom


"Nuk na ka bërë gjë", prindërit e vajzave shkojnë në polici të tërheqin kallëzimin, dyshohet se mësuesit në Selenicë po tentojnë t'i zënë vendin e punës dhe "shpikën" skandal s*ksual
Mësuesit e disa vajzave, nxënëse në Selenicë, kanë shkuar në mjediset e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe siç janë shprehur, duan të tërheqin kallëzimin për mësuesin e edukimit fizik me iniciale A.A, sepse sipas tyre ai është i pafajshëm. Të shoqëruar nga bashkëshortet dhe vajzat e tyre, ata janë shprehur për mediat lokale se nuk kanë asnjë dyshim te mësuesi dhe e konsiderojnë person shumë të rregullt, duke lënë të kuptohet se e gjithë ngjarja është e stisur. "Nuk na k
Korca Boom


Vr*sës me pagesë në Greqi, i kërkuar për kr*me në Shqipëri/ Kush është 44-vjeçari shqiptar që u kap në Athinë
Autoritetet greke po hetojnë përfshirjen e 44-vjeçarit në dy vrasje të tjera të dyshuara si krime me pagesë. Ai është dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme për vrasjen e ish-partneres së tij dhe bashkëjetuesit të saj në Lutraki, në vitin 2020. Një shqiptar, i identifikuar si Nikolin Pali, 44-vjeç, i arrestuar në Athinë për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2020 në Lutraki të Greqisë, dyshohet se ka pranuar autorësinë e dy vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri.
Korca Boom


Dy ditë me produkte tradicionale dhe koncerte festive/ Korça mirëpret Panairin e Vjeshtës
Korça do të kthehet këtë fundjavë në një destinacion të veçantë për banorët dhe vizitorët, me organizimin e Panairit të Vjeshtës në Sheshin e Katedrales. Bashkia e Korçës bëm e dije se përgjatë dy ditëve, panairi do të sjellë një larmi produktesh tradicionale, prodhime vendase dhe zahire dimri, duke promovuar traditën e prodhimit të zonës. Përveç mundësisë për të zbuluar dhe blerë produkte autentike të stinës, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë edhe një atmosferë festiv
Korca Boom


SKANDAL NË SPITAL/ Kryebashkiaku kap mat dy mjekët gjatë turnit dhe publikon videon int*me
Një kontroll i befasishëm në një spital në qytetin Barreiros të Brazilit ka shkaktuar skandal, pasi kryebashkiaku Carlinhos da Pedreira gjeti dy mjekë në një dhomë pushimi gjatë turnit të natës, ndërkohë që pacientët prisnin në urgjencë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 nëntorit, kur kryebashkiaku inspektoi spitalin pas ankesave të qytetarëve për vonesat në shërbimin mjekësor. I revoltuar, ai i akuzoi mjekët se po kryenin marrëdhënie intime gjatë orarit të punës, duke thënë: “Urgj
Korca Boom


Denoncimet e nxënëseve për ngacmime, kolegu i 35-vjeçarit habit me deklaratën e tij
Shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë denoncuar në polici mësuesin e edukimit fizik, duke ngritur akuza për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme në ambientet e shkollës. Pas denoncimeve, Policia e Vlorës ka shoqëruar 35-vjeçarin Albano Ameti, i cili prej rreth dy muajsh ishte pjesë e stafit pedagogjik të këtij institucioni arsimor. Nxënëset që kanë bërë kallëzimin janë të moshave 14 deri në 17 vjeçe. Sipas dëshmive të mbledhura,
Korca Boom


Ngrohja bëhet luks për familjet korçare, sa kushton këtë vit një metër sterë dru?
Me afrimin e temperaturave të ulëta, sigurimi i druve të zjarrit për ngrohje kthehet në një nga shqetësimet kryesore për familjet korçare. Këtë vit, qytetarët do të duhet të paguajnë më shumë për t'u përgatitur për sezonin e dimrit, pasi çmimi i druve ka pësuar një tjetër rritje. Një metër sterë dru zjarri kushton këtë vit 5 mijë lekë, nga 4 mijë e 700 lekë që ishte më parë. Një rritje që rëndon më tej buxhetin familjar, veçanërisht për pensionistët dhe familjet me të ardhura
Korca Boom


E pritën te dera e shtëpisë, gazetari rrëfen tmerrin: Më goditën me leva hekuri dhe tentuan të më fusnin në furgon
Gazetari Elton Tozaj ka treguar detaje tronditëse nga sulmi i dhunshëm që përjetoi një ditë më parë. Me kokën tërësisht të fashuar, si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me leva hekuri, ai ka rrëfyer se si u prit nga autorët pranë banesës së tij dhe u sulmua në momentin që doli nga shtëpia. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Kosova Live” në televizionin T7, Tozaj deklaroi se në sulm kanë marrë pjesë katër persona, të cilët dyshohet se e kishin pritur në një fu
Korca Boom


“Nuk e v*amë ne”, bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut flasin para gjykatës
Prej rreth dy orësh vijon në Gjykatën e Dibrës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj bashkëshortes dhe djalit të Urim Fikut, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit në fshatin Godvi të Bulqizës. Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit. Sipas informacioneve nga brenda gjykatës, ata janë shprehur para trupit gjykues: “Nuk e vramë ne, nuk kemi lidhje me ngjarjen”. Deri në këto momente, gjykata nuk ka marrë ende një vendim
Korca Boom


Ambasadorja holandeze nga Korça reagon për protestat: Dhuna ishte shqetësuese
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka reaguar lidhur me zhvillimet gjatë protestave në vend, duke e cilësuar dhunën e shfaqur si shqetësuese. Gjatë një prononcimi për mediat në Korçë, pas një takimi me përfaqësues të organeve ligjzbatuese, diplomatja u ndal te raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës dhe liria e medias. Monster theksoi se raporti i progresit evidenton arritjet e Shqipërisë, por njëkohësisht
Korca Boom


Flakët përpijnë magazinën, çfarë po digjet brenda objektit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku janë përfshirë nga flakët sasi të konsiderueshme bimësh medicinale. Zjarri është përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Ndërkohë, është krijuar rreziku që flakët të përhapen edhe në pjesë të tjera të objektit. Ende nuk ka informacion për shkaqet e rënies së zjarrit apo për dëmet e shkaktuara. “KORÇA BOOM”
Korca Boom


7 nxënëse e denoncojnë për ngacmim seksual, ndalohet mësuesi i edukimit fizik
Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual. Sipas deklarimeve të vajzave, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, 35-vjeçari dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili ushtronte detyrën e mësuesit të edukimit fizik në këtë institucio
Korca Boom


Bujar Qamili, Mira Konçi dhe Robert Berisha, publikohen një sërë emrash si kandidatë për BBV
Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e edicionit të gjashtë të Big Brother VIP Albania, entuziazmi i fansave për këtë edicion nuk ka të ndalur. Madje, këtë vit kanë nisur edhe spekulimet e shumta rreth emrave që mund t’i bashkohen spektaklit si banorë. Kjo temë u diskutua edhe gjatë emisionit “Ftesë në 5”, me moderatore Bieta Sulon, ku u përmendën disa personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij formati. Në studio u prezantua një listë me emra që kanë qarku
Korca Boom


Bilanc i frikshëm/ 9 elektricistë humbin jetën në pak muaj
Altin Petanaj është elektricisti 45-vjeçar, i cili humbi jetën mesditën e sotme në fshatin Kocul të Vlorës. Petanaj ra në kontakt me rrymën elektrike teksa grupi i punonjësve po kryente punime riparimi në nënstacionin elektrik. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, por kjo tragjedi vetëm sa rëndon bilancin e elektricistëve që kanë rënë në krye të detyrës. Teksa jemi në fillim të muajit nëntor, në vitin 2026 kanë humbur jetën plot 9 elektricistë. Ditën e djeshme, në f
Korca Boom


Shitja e dr*gës afër shkollave, Hita ultimatum efektivëve: Dua më shumë...
Siguria në shkolla dhe shitja e lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore kanë qenë në fokus të porosive që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, u dha efektivëve gjatë një vizite në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Hita kërkoi më shumë përkushtim nga strukturat policore për të parandaluar dhe goditur rastet e shpërndarjes së drogës pranë shkollave. “Siguria në shkolla dhe perimetri i sigurisë në këto institucione janë të pazëvendësueshme. D
Korca Boom


TRAGJEDI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në krye të detyrës 45-vjeçari (Emri)
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të premte qytetin e Vlorës, ku një punonjës i tensionit të lartë ka humbur jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës. Viktima është identifikuar si 45-vjeçari Altin Petanaj, me profesion elektricist pranë Drejtorisë së Tensionit të Lartë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kocul, ku 45-vjeçari po punonte për riparimin e një defekti në rrjet. Sipas të dhënave paraprake, gjatë procesit të punës mbi shtyllë, Petanaj ka rënë në kontakt t
Korca Boom


Paleta me 100 mln euro kokainë, goditet rrjeti shqiptar, incidenti që i nxori zbuluar
Një organizatë kriminale shqiptare është vënë në qendër të hetimeve në Spanjë, pas zbulimit të mbi 10 tonëve kokainë në dy kapanone industriale në qytetin Águilas. Ngarkesa, me vlerë mbi 100 milionë euro, kishte të shënuara në paketim adresat e destinacioneve ku do të shpërndahej droga. Autoritetet spanjolle kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare dhe kanë sekustruar mbi 10 tonë kokainë në qytetin Águilas, në rajonin e Murcias. Sipas gazetës spanjolle La Verdad, droga
Korca Boom


Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 6 nëntor 2026
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 81.5 lekë. Euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.3 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 108.3 lekë dhe shitet me 109.3 lekë. Franga zvicerane blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99.4 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 57.4 lekë në blerje dhe me 59 lekë në shitje. Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme. “KORÇA BOOM”
Korca Boom


Gjobë deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, ja për çfarë shkeljesh
Punonjësit përgjegjës në institucionet publike mund të përballen me penalitete financiare në rast se nuk përmbushin detyrimet ligjore në fushën e kontabilitetit. Gjobat e parashikuara variojnë nga një deri në tre paga mujore. Masa është parashikuar në projektligjin e ri për kontabilitetin në sektorin publik, i cili është shqyrtuar nga Këshilli i Ministrave. Nisma synon të përcaktojë më qartë përgjegjësitë e punonjësve për administrimin dhe mbajtjen e kontabilitetit në institu
Korca Boom


E PREMTE “E ZEZË”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi
Dashi Do ketë disa debate ne çift gjate kësaj dite dhe mund te keni disa mosmarrëveshje me personin qe keni ne krah. Kujdes me çdo fjale qe do thoni. Beqaret do jene te ndjeshëm ndaj çdo takime dhe ka rrezik qe te hidhen menjëherë ne krahët e dikujt. Gjendja e financave nuk do jete aspak e mire. Mundohuni sa me pare ta ndryshoni gjendjen edhe duke kërkuar ndihme nga familjaret. Demi Perspektivat priten te jene shume te mira sot për jetën tuaj ne çift. Kënaqësitë dhe emocionet
Korca Boom


"Çfarë na rezervon moti për sot, e premte 6 nëntor 2026?"
Kthjellimet dhe Vranësirat: Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në Ultësirën Perëndimore me intervale të gjata me diell. Në zonat malore dhe lindore do të ketë kalime të pakta vranësirash, por pa rrezik për reshje shiu. Temperaturat: Do të mbeten me vlerat tipike të nëntorit. Vlerat minimale përgjatë mëngjesit do të lëvizin rreth 7°C deri 9°C në zonat e ulëta, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë deri në 18°C deri 20°C në bregdet e qytetet kryesore. Era dhe Deti
Korca Boom


Prof. Manjola Zaçellari prezanton në Akademinë e Shkencave në Vjenë, gjetje të reja mbi trashëgiminë gjuhësore shqiptare
Prof. Asoc. Dr. Manjola Zaçellari mbajti një ligjëratë shkencore në Akademinë Austriake të Shkencave, në Vjenë, me titull “Albanian Traces in Austrian Archives: Linguistic Heritage, Historical Documentation, and New Research Perspectives” (Gjurmë shqiptare në arkivat austriake: Trashëgimia gjuhësore, dokumentacioni historik dhe perspektiva të reja kërkimore). Ligjërata solli në vëmendje rëndësinë e burimeve arkivore austriake për studimin e historisë së gjuhës shqipe, veçanër
Korca Boom


Makina me naftë dhe mbi 2,000 kubikë? Përgatituni për faturën e re
Pronarët e automjeteve në Shqipëri pritet të përballen me rritje të ndjeshme të taksës vjetore në vitin 2027, nëse miratohen ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale. Goditjen më të madhe pritet ta ndiejnë drejtuesit e makinave me motorë mbi 2,000 kubikë, veçanërisht ata që përdorin naftë. Sipas përllogaritjeve të publikuara nga “Monitor”, për një automjet me naftë, 10-vjeçar dhe me motor 2,500 kubikë, taksa vjetore do të rritet nga 7,500 lekë që paguhet aktualisht në 21,45
Korca Boom


Nga viti 1957 deri më sot, historia e stadiumit “Skënderbeu” që ka parë breza futbollistësh
Stadiumi “Skënderbeu” është një prej objekteve sportive më të rëndësishme dhe më historike të qytetit të Korçës. Historia e tij nis në mesin e viteve 1950, në një periudhë kur sporti po merrte gjithnjë e më shumë rëndësi dhe qyteti kishte nevojë për një impiant të mirëfilltë futbolli. Sipas dokumenteve të publikuara për kompleksin sportiv, ndërtimi i tij u zhvillua gjatë viteve 1955-1958, ndërsa stadiumi nisi aktivitetin në vitin 1957. Tribunat kishin një formë ovale dhe kapa
Korca Boom


FSHF zbardh vendimet, gjoba dhe pezullime për disa klube të Superiores
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka zbardhur vendimet për shkeljet e konstatuara gjatë ndeshjeve të fundjavës në futbollin shqiptar. Masat përfshijnë pezullime për zyrtarë klubesh, gjoba financiare dhe paralajmërime. Zyrtarët e AF Elbasanit, Klaudio Allkja, dhe KF Tiranës, Omer Bunjaku, janë dënuar me nga katër ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. AF Elbasani është gjobitur gjithashtu me 50 mijë lekë për sjelljen e spektatorëve, të cilët kanë ndez
Korca Boom


Shp*rthim i dyshuar me ekspl*ziv , flakët përfshijnë dy automjete
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Elbasan, ku është dëmtuar një automjet tip “Volkswagen”. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”. Dyshohet se lënda plasëse ka shpërthyer në njërën prej gomave të para të automjetit, në pronësi të shtetases A. D. Pas shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët. Zjarri ka përhapur dëme edhe në një auto
Korca Boom


Arrestohen 10 policë, dyshohet se torturuan studentët dhe protestuesit
Dhjetë efektivë policie janë arrestuar në Serbi, nën dyshimet për torturë dhe ushtrim dhune ndaj studentëve dhe protestuesve gjatë demonstratave antiqeveritare në Beograd. Sipas agjencisë Reuters, në pranga kanë përfunduar nëntë policë në detyrë dhe një ish-efektiv. Ata dyshohet se kanë përdorur forcë fizike dhe kërcënime ndaj personave të ndaluar, duke u shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të rënda. Ngjarjet për të cilat po hetohen kanë ndodhur më 14 dhe 15 gusht 2025, në garazhin
Korca Boom


Nafta bie nën 100 dollarë, eksperti tregon çfarë pritet të ndodhë me ekonominë shqiptare
Rënia e çmimit të naftës nën 100 dollarë për fuçi pritet të sjellë efekte pozitive në ekonominë globale dhe atë shqiptare, duke ndihmuar në zbutjen e presioneve inflacioniste. Megjithatë, ecuria e mëtejshme e çmimeve mbetet e lidhur me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, situatën gjeopolitike dhe rritjen sezonale të konsumit gjatë muajve të dimrit. Në një intervistë për “Money Report”, eksperti i ekonomisë Artur Ribaj vlerëson se stabilizimi i çmimit të naftës dhe mungesa e
Korca Boom
bottom of page
