Gëzuar ditëlindjen Prof. Dr. Tatjana Dishnica!
Agronome, studiuese, pedagoge dhe autore e një sërë botimesh shkencore, Prof. Tatjana Dishnica ka një karrierë të gjatë në kërkimin shkencor dhe drejtimin institucional.
Me një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë shqiptare, ajo vijon të jetë aktive në jetën akademike dhe shkencore.
Libri i saj më i fundit, “Memorje Shqiptare – Një shekull kërkime dhe institucione bujqësore”, përbën një botim me vlerë për dokumentimin e historisë së kërkimit shkencor dhe institucioneve bujqësore shqiptare, duke përcjellë një përvojë të çmuar për studiuesit dhe brezat e ardhshëm.
Bijë e patriotit Ymer Dishnica, Prof. Tatjana Dishnica përfaqëson një figurë të spikatur të shkencës dhe arsimit shqiptar.
I urojmë shëndet dhe suksese të mëtejshme në veprimtarinë e saj!
“KORÇA BOOM”
















