top of page

Bujar Qamili, Mira Konçi dhe Robert Berisha, publikohen një sërë emrash si kandidatë për BBV

3 hours ago
1 min read

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e edicionit të gjashtë të Big Brother VIP Albania, entuziazmi i fansave për këtë edicion nuk ka të ndalur.


Madje, këtë vit kanë nisur edhe spekulimet e shumta rreth emrave që mund t’i bashkohen spektaklit si banorë.


Kjo temë u diskutua edhe gjatë emisionit “Ftesë në 5”, me moderatore Bieta Sulon, ku u përmendën disa personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij formati.


Në studio u prezantua një listë me emra që kanë qarkulluar në rrjetet sociale si kandidatë të mundshëm për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


Në mesin e emrave të përmendur ishin Bujar Qamili, Mira Konçi, Robert Berisha, Viola Spiro, Deta Kokomani dhe Fero.


Ky i fundit, madje, ishte përfolur fillimisht edhe si një nga emrat e mundshëm të Big Brother VIP Kosova, por në natën e nisjes së spektaklit nuk u bë pjesë e shtëpisë.


Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e personazheve të përmendur në edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania. Mbetet të shihet se cilët prej tyre do të jenë vërtet pjesë e këtij edicioni dhe nëse do të ketë surpriza të tjera për publikun.

“KORÇA BOOM”


bottom of page