Ambasadorja holandeze nga Korça reagon për protestat: Dhuna ishte shqetësuese
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka reaguar lidhur me zhvillimet gjatë protestave në vend, duke e cilësuar dhunën e shfaqur si shqetësuese.
Gjatë një prononcimi për mediat në Korçë, pas një takimi me përfaqësues të organeve ligjzbatuese, diplomatja u ndal te raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës dhe liria e medias.
Monster theksoi se raporti i progresit evidenton arritjet e Shqipërisë, por njëkohësisht identifikon edhe fusha ku nevojitet më shumë vëmendje dhe përpjekje, veçanërisht sa i përket lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes.
Sa u përket protestave, ambasadorja nënvizoi se tubimet qytetare janë një e drejtë themelore, ndërsa dhuna nuk mund të pranohet. Ajo u shpreh se pamjet e dhunës gjatë protestave kanë shkaktuar habi dhe tronditje.
“KORÇA BOOM”
















