Një nga opinionistët e BBVA 6 duket se është zbuluar, ja kush është (Foto)
Kurioziteti për sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania” ka nisur të rritet, ndërsa duket se edhe lëvizjet e para në rrjetet sociale po ushqejnë pritshmëritë e publikut.
Moderatori i spektaklit, Ledion Liço, ka publikuar në Instagram një fotografi nga ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të shoqëruar me mbishkrimin: “Thonë që ju ka marrë malli…”.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe personazheve publike. Por komenti që ra më shumë në sy ishte ai i Arbër Hajdarit, opinionistit që ka qenë pjesë e formatit që nga sezoni i parë.
“O Zotëri, a do të kem ty këtë vit?”, i shkroi Hajdari moderatorit.
Ky koment ka nxitur aludime se Arbër Hajdari mund të rikthehet edhe në sezonin e pestë të “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për përbërjen e panelit të opinionistëve.
Hajdari është një nga figurat më të qëndrueshme të formatit, pasi ka qenë pjesë e spektaklit që prej edicionit të parë. Mbetet për t’u parë nëse komenti i tij ishte thjesht një ngacmim për publikun apo një sinjal për rikthimin në BBVA 5./ Fakte
“KORÇA BOOM”
















