top of page

Sa fitoi Ronela Hajati nga kënga e Eurovisionit? Këngëtarja zbulon shifrën, Luizi: Ti paske dalë me borxhe!

3 hours ago
1 min read

Ronela Hajati ka zbuluar për herë të parë disa nga shifrat që qëndrojnë pas suksesit të këngës “Sekret”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, artistja foli për të ardhurat nga platformat muzikore dhe shpenzimet për pjesëmarrjen në festival.


Gjatë intervistës, këngëtarja u pyet nga Luiz Ejlli për shumën më të madhe që kishte fituar nga një prej projekteve të saj muzikore.


Ronela tregoi se kënga “Sekret” i ka sjellë rreth 30-40 mijë dollarë vetëm nga platforma Spotify. Megjithatë, ajo theksoi se kjo shumë është relativisht e vogël krahasuar me të ardhurat që kanë gjeneruar këngë të tjera shqiptare.


“Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake”, u shpreh artistja.


Biseda u ndal edhe te kostot e pjesëmarrjes së saj në Eurovision. Ronela zbuloi se kishte shpenzuar rreth 30-40 mijë për këtë eksperiencë, duke shkaktuar reagimin me humor të moderatorit.


Përveç karrierës muzikore, gjatë emisionit këngëtarja foli edhe për jetën personale dhe situatën në Shqipëri.


Pjesë nga intervista:


Luizi: Cila është shuma më e madhe që ke marrë nga Youtube nga një këngë e jotja?


Ronela: “Sekret”, kënga e Eurovision.


Luizi: Ne jemi shqiptarë, e duam të dimë sa është shifra?


Ronela: 30-40 mijë dollarë vetëm nga Spotify. Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake.


Luizi: Po në Eurovision sa shpenzove?


Ronela: 30-40 mijë.


Luizi: Ti paske dalë me borxhe.

“KORÇA BOOM”


bottom of page