top of page

Shpërthim me lëndë pla*ëse në një dyqan lulesh, policia identifikon autorin e dyshuar

45 minutes ago
1 min read

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Tufinës, në Tiranë. Një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse është hedhur në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të një 65-vjeçari, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e dyshuar, por nuk publikon identitetin e tij për shkak të hetimeve që vijojnë.


Informacion paraprak


Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.


Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.


Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page