top of page


LAJM I FUNDIT/ Zhvillim i papritur, studentët krijojnë parti të re politike
Një zhvillim i ri vjen nga studentët, të cilët kanë njoftuar krijimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”. Njoftimi është bërë publik, ndërsa mbetet për t'u parë se cili do të jetë organizimi i kësaj partie, kush do ta drejtojë dhe cilat do të jenë objektivat e saj politike. Krijimi i kësaj force të re vjen në një moment kur një grup studentësh janë bërë pjesë e protestave dhe kanë artikuluar kërkesa për ndryshime në vend. “KORÇA BOOM”


Studentët drejt krijimit të një force politike, sot bëjnë publik vendimin
Studentët që kanë marrë pjesë në protestat e javëve të fundit në Tiranë pritet të njoftojnë sot krijimin e një force të re politike. Nëpërmjet një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se vendimi do të komunikohet në orën 16:30, përpara hyrjes së Gjykatës Kushtetuese. Pas angazhimit në protesta, studentët synojnë të ndërmarrin një hap të mëtejshëm, duke u organizuar edhe në skenën politike të vendit. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi emrin, programin dhe stru


Buxheti 2027 ndez revoltën, transportuesit kundërshtojnë rritjen e TVSH-së; Kuvendi në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet
Transporti publik në të gjithë vendin do të nisë sot aktivitetin në orën 08:00, duke ndryshuar orarin e zakonshëm të shërbimit, i cili fillon në orën 05:30 të mëngjesit. Vendimi është marrë nga shoqatat e transportit në prag të seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të shqyrtohen dhe votohen Buxheti i vitit 2027 dhe Paketa Fiskale. Ndërkohë, ndryshimi i orarit ka krijuar paqartësi për qytetarët, një pjesë e të cilëve kanë dalë që në orët e para të mëngjesit dhe kanë pritur në


Lëvizje e papritur në Korçë, krijohet poli i tretë garues përballë partive tradicionale
Një lëvizje e re qytetare po prezantohet në Korçë në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore. “RRUGA – Aleanca e Madhe për Korçën” synon të krijojë një alternativë të re për drejtimin e bashkisë, duke u mbështetur te pjesëmarrja qytetare dhe një model ndryshe i qeverisjes lokale. Në deklaratën e saj të parë publike, kjo nismë thekson se Korça ka nevojë për një ndryshim që shkon përtej zëvendësimit të një kryebashkiaku me një tjetër. Sipas saj, qytetit i duhet një mënyrë e re f


Zhurmë për kandidaturën e PD-së në Korçë, çfarë ndodhi pas intervistës së bujshme?
Disa ditë më parë, në media u diskutua mundësia që Partia Demokratike të kandidonte për Bashkinë e Korçës një figurë të njohur të gazetarisë dhe shoqërisë civile, Leonard Ollin. Emri i tij u përmend pas një interviste, e cila u interpretua si një sinjal për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale. Megjithatë, nga burime të besueshme pranë tij mësohet se bëhet fjalë për një keqkuptim të deklaratës së dhënë, ndërsa Leonard Olli ka mohuar mundësinë e kandidimit p


Kandidatët e PS-së për kryetar bashkie në Korçë/ Zbardhen emrat e përfolur...
Partia Socialiste në Korçë ka disa emra të përfolur për të qenë kandidatë në garën për kryetar bashkie. CNA zbulon emrat që kanë shprehur interes për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme vendore. Një nga emrat e përfolur është Kletjon Kita, nënkryetari aktual i Bashkisë së Korçës. Kita ka shprehur dëshirën për të qenë kandidat, ndërsa prej kohësh është i angazhuar në strukturat e Partisë Socialiste. Një tjetër emër që përmendet në këtë garë është Petrika Tollkuçi, kryetari ak


“Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite", Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Elisa Spiropali ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke thene se nuk ka asgjë për t’u cuditur, ndërsa theksoi se “ata qe duhet te rrinë ikin”. Në deklaratën e saj, Spiropali theksoi se është gruaja e parë që përjashtohet nga një forum partie në 35 vite, ndërsa kujtoi se është gjithashtu kryetarja më e re e zgjedhur e Kuvendit. Ajo paralajmëroi se mund të ketë edhe zhvillime të tjera të ngjashme, duke theksuar se Shqipëria ka hyrë në një fazë delikate. Spiropal


Katër kandidatë në garë për Bashkinë e Korçës? Një skenar i ri po merr vëmendje
A do të jetë gara për Bashkinë e Korçës një përballje mes dy kandidatëve tradicionalë, apo qytetarët do të kenë përballë një numër më të madh alternativash? Kjo është një nga çështjet që po tërheq vëmendjen në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale, ku skenari i disa kandidaturave duket gjithnjë e më i mundshëm. Dy kandidaturat që pritet të jenë në qendër të garës lidhen natyrshëm me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Megjithatë, zhvillimet politike dhe lëvizjet që mu


Veliaj thyen heshtjen nga burgu, kërkon ndërhyrjen e gjykatës: Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë
Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar me debate në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), pasi ai nuk është paraqitur në sallën e gjyqit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Përmes avokatit të tij, Plarent Ndreca, Veliaj i ka përcjellë gjykatës një deklaratë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), ku shpjegon arsyet e mungesës dhe kërkon ndërhyrjen e gjykatës për trajtimin e tij shëndetësor. Në deklaratën e lexuar gjatë s


Balla pas përjashtimit të Spiropalit nga grupi i PS-së: Më vjen keq, por vendimi respekton statutin!
Kreu i grupit parlamentar socialist thotë se vendimi për largimin e Elisa Spiropalit respekton rregulloren e brendshme, ndërsa shpreh keqardhje për përjashtimin e saj... Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbrojtur vendimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i mazhorancës, duke iu referuar statutit dhe rregullores së brendshme të PS-së. Në një prononcim për mediat pas votimit të 24 nëntorit, Balla e argumentoi vendimin me
bottom of page
