top of page

Zhurmë për kandidaturën e PD-së në Korçë, çfarë ndodhi pas intervistës së bujshme?

2 minutes ago
1 min read

Disa ditë më parë, në media u diskutua mundësia që Partia Demokratike të kandidonte për Bashkinë e Korçës një figurë të njohur të gazetarisë dhe shoqërisë civile, Leonard Ollin.

Emri i tij u përmend pas një interviste, e cila u interpretua si një sinjal për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale.


Megjithatë, nga burime të besueshme pranë tij mësohet se bëhet fjalë për një keqkuptim të deklaratës së dhënë, ndërsa Leonard Holli ka mohuar mundësinë e kandidimit për kryetar të Bashkisë së Korçës.


Kështu, pavarësisht diskutimeve të krijuara ditët e fundit rreth emrit të tij si një kandidat i mundshëm i Partisë Demokratike, Olli nuk e ka konfirmuar një angazhim të tillë dhe ka mohuar se do të garojë për drejtimin e bashkisë.


Për momentin, emri i tij mbetet jashtë garës, ndërsa mbetet për t'u parë se cilët do të jenë emrat që Partia Demokratike do të shqyrtojë për kandidaturën në Korçë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page