top of page

Një vit nga humbja e Shpat Kasapit, bashkëshortja emocionon me dedikimin e veçantë

7 minutes ago
1 min read

Një vit pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, familjarët kanë vendosur ta përkujtojnë përmes një mbrëmjeje të veçantë kushtuar jetës dhe krijimtarisë së tij artistike.


Më 26 nëntor bëhet një vit nga vdekja e artistit, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një ataku në zemër. Në këtë përvjetor, bashkëshortja e tij ka ndarë lajmin për organizimin e aktivitetit përkujtimor përmes një postimi në rrjetet sociale, ku krahas njoftimit ka publikuar edhe një dedikim emocionues për të shoqin.


Në mesazhin e saj, ajo shpreh mallin dhe dhimbjen për mungesën e Shpatit, duke treguar se kjo ndjesi bëhet edhe më e fortë teksa sheh djalin e tyre, Roelin, duke u rritur dhe duke zbuluar botën pa praninë e të atit.


“Ka mungesa që nuk i mbush as koha, as fjalët. E jotja është një prej tyre”, shkruan ajo, duke kujtuar momentet që do të dëshironte t'i kishte përjetuar së bashku me këngëtarin.


Bashkëshortja shprehet se dëshira e saj më e madhe do të ishte që Shpati të ishte pranë për të dëgjuar zërin e të birit, për të qeshur me të dhe për të qenë pjesë e çdo etape të rritjes së tij.


“Do të doja të dëgjoje zërin e tij, të qeshje me të dhe të përjetoje çdo moment që koha nuk na la ta jetonim së bashku. Unë do të jem gjithmonë aty për t’i treguar për ty, për muzikën tënde, për buzëqeshjen tënde dhe për dashurinë që kishe për të”, thuhet në dedikimin e saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page