top of page

Prezantohet sistemi “e-Gjoba”, Dashnor Sula: Çdo gjobë do të jetë e gjurmueshme, qytetarët do të informohen për procedurat

8 minutes ago
2 min read

Ditën e sotme mazhoranca qeverisëse ka prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë e re që synon të unifikojë administrimin, dokumentimin dhe ndjekjen e gjobave administrative të vendosura nga institucionet shtetërore.


Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, e cilësoi këtë sistem si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë në administratën publike.


Sipas tij, përmes kësaj platforme do të mundësohet gjurmimi i çdo procedure administrative, dokumentimi i vendimeve dhe ndjekja e detyrimeve deri në ekzekutimin e gjobave.


Gjatë prezantimit, Sula theksoi se sistemi do t'u japë qytetarëve dhe bizneseve informacion më të qartë për arsyet e gjobitjes, institucionin që e ka vendosur atë, mënyrën e pagesës dhe mundësinë e kundërshtimit.


“Prezantimi i sistemit e-gjoba, shënon një hap të rëndësishëm në mënyrën si institucionet shtetërore administrojnë dhe ndjekin gjobat administrative. Ai na bashkon rreth një përgjegjësi konkrete, çdo vendim të dokumentohet saktë, çdo procedurë të jetë e gjurmueshme dhe çdo detyrim të ndiqet deri në ekzekutimin e tij. Pas çdo gjobe qëndron një institucion përgjegjës dhe një qytetar dhe biznes që duhet të ketë informacion të qartë. Qytetari duhet të dijë për çfarë është gjobitur, nga cili institucion, si mund ta paguajë gjobën apo kundërshtoi gjobën dhe në çfarë fazë ndodhet shqyrtim”, deklaroi Sula.


Ai bëri të ditur gjithashtu se Inspektorati i Përgjithshëm do të ketë rolin e administratorit të platformës dhe do të koordinojë bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore që do ta përdorin atë.


“Inspektorati i Përgjithshëm në cilësinë administratorit të sistemit do të jetë pika e bashkërendimit të këtij procesi. Angazhimi ynë është të ndjekim përdorimin e regjistrit, të bashkëpunojmë me institucionet dhe të përdorim informacionin e administruar për një pasqyrë më të qartë të ecurisë së gjobave”, u shpreh ndër të tjera kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm.

“KORÇA BOOM”


bottom of page