top of page


Ndryshojnë procedurat për patentat, ja kontrollet e reja që do t’u bëhen shoferëve
Procedurat për marrjen dhe rinovimin e lejes së drejtimit në Shqipëri do të ndryshojnë. Sipas udhëzimit nr. 644 të Ministrisë së Shëndetësisë, kontrollet mjekësore do të digjitalizohen, ndërsa do të verifikohet edhe historiku shëndetësor i aplikantëve. Procesi i ri do të nisë pranë mjekut të familjes, i cili do të kontrollojë identitetin e qytetarit, pagesën përkatëse dhe kartelën e tij shëndetësore, fizike ose elektronike. Në shqyrtim do të jenë edhe rezultatet e ekzaminimev
1 hour ago


Shtyhen sërish bastet online në Shqipëri, ministri Malaj zbulon arsyen e papritur
Hapja e basteve sportive online në Shqipëri është shtyrë sërish. Ndonëse kuadri ligjor dhe aktet nënligjore janë përfunduar, qeveria ka vendosur të rishikojë edhe një herë ligjin, me argumentin e forcimit të mbikëqyrjes dhe shmangies së problemeve sociale. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ekonomisë. Ministri deklaroi se të gjitha procedurat ligjore dhe vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave janë përgat
6 hours ago


Shqiptarët mbushin rrugët me makina, mbi 81 mijë regjistrime në 10 muaj, ja marka që po dominon
Numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë vijon të rritet, megjithëse me ritme më të ngadalta krahasuar me dy vitet e mëparshme. Të dhënat për periudhën janar-tetor 2026 tregojnë se në vend janë regjistruar për herë të parë 81.8 mijë automjete, me një rënie prej 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, vetëm gjatë muajit tetor janë regjistruar 7593 automjete, s
6 hours ago


Gëzuar ditëlindjen, Dr. Spiro Pine!
Dr. Spiro, mjek endokrinolog, lindi më 4 nëntor 1953 në Korçë. Pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, me rezultate të shkëlqyera, nisi karrierën si mjek në shërbimin e urgjencës së Spitalit të Korçës. Në vitet 1980–1984 kreu specializimin pasuniversitar në QSUT “Nënë Tereza”, në patologji të përgjithshme dhe endokrinologji, duke u përgatitur për një karrierë të gjatë e të suksesshme në këtë fushë. Që prej vitit 1984, ai i është përkushtuar shërbimit mjekësor në
9 hours ago


Dubai përgatit shëtitoren e artë: Një projekt luksi me ar 24-karatësh synon të bëhet unik në botë
Dubai po përgatitet të shtojë një tjetër atraksion spektakolar në listën e projekteve të tij luksoze. Qyteti i njohur për ndërtesat madhështore dhe investimet e pazakonta synon të krijojë një shëtitore të veshur me ar 24-karatësh, në zonën tregtare të njohur si Gold District. Projekti synon ta shndërrojë këtë hapësirë në një destinacion të veçantë për turistët dhe një pikë të re interesi për vizitorët që tërhiqen nga luksi. Sipas planeve të bëra publike, shëtitorja synon të j
9 hours ago


Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa rritet nafta!
Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Me vendimin e marrë sot, është rritur çmimi i naftës dhe është ulur ai i benzinës. Konkretisht, nafta, e cila tregtohej me 212 lekë për litër, do të shitet me 216 lekë për litër. Ndërkohë, benzina, nga 179 lekë për litër, do të tregtohet me 172 lekë për litër. Njoftim për Shtyp Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, n
10 hours ago


Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)
Qeveria shqiptare ka miratuar një plan për heqjen graduale të kategorive të vjetra EURO të automjeteve gjatë periudhës 2027–2030, si pjesë e përafrimit të sektorit të transportit me standardet mjedisore të Bashkimit Europian. Dokumenti, i konsultuar nga Skyweb.al, parashikon zbatimin e standardeve europiane për homologimin e automjeteve dhe emetimet ndotëse, duke synuar eliminimin gradual të kategorive të vjetruara EURO. Në këtë kategori përfshihen standarde të hershme si Eur
13 hours ago


Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara
Bashkia Korçë ka akumuluar rreth 668.4 milionë lekë detyrime të paarkëtuara nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa gjatë vitit 2025 Bashkia Korçë ka akumuluar rreth 668.4 milionë lekë detyrime të paarkëtuara nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa gjatë vitit 2025 ka realizuar vetëm 49% të investimeve të planifikuara. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur gjithashtu probleme në administrimin e pronave publike, detyrimet që burojnë nga vendimet gjyqësore, mbledhjen e të ardhur
14 hours ago


Kursi i këmbimit 4 Nëntor 2026! Zbuloni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro blihet me 90.6 lekë dhe shitet me 91.3 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 108.4 lekë dhe shitet me 109.9 lekë. Franga zvicerane blihet me 98.6 lekë dhe shitet me 99.9 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 57.7 lekë në blerje dhe me 59 lekë në shitje. Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme “KORÇA BOOM”
15 hours ago


Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 nëntor 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Era pritet të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë. “KORÇA BOOM”
15 hours ago


HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet
Dashi Harmonia që do të mbizotërojë tek ju gjatë kësaj dite do të bëjë që ju të ndiheni mirë pavarësisht problemeve të shumta që do të keni. Gjatë mëngjesit do të jeni të përqendruar tek konsumi dhe pregatitja e ushqimit. Nëse ju duhet të merrni një vendim, fillimisht dëgjoni edhe opinionet e të tjerëve dhe më pas bëni çfarë dini vetë. Demi Projektet dhe planet e biznesit do të jenë shumë të mira për ju në rast se e realizoni gjithçka në bazë të një plani të caktuar. Në rast
16 hours ago


Korça ka shumë arsye të krenohet me të, sot feston ditëlindjen mjeshtri që i dha jetë skenës dhe telajos
Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër Roland Karanxha! 🎨 Ka njerëz që përmes artit krijojnë vepra, por ka edhe artistë që lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore të një qyteti. Roland Karanxha është padyshim një prej tyre. Një emër i spikatur i artit figurativ shqiptar, një krijues me talent të jashtëzakonshëm dhe një personalitet që ka pasuruar me veprën e tij jetën artistike të Korçës dhe më gjerë. I formuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Lartë të Arteve n
1 day ago


Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj
Avokati Saimir Vishaj është ndarë nga jeta, pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Vishaj ishte transportuar me urgjencë në spital, pas dyshimeve se kishte rënë nga shkallët. Gjendja e tij ishte raportuar kritike dhe mjekët e kishin intubuar. Në gusht të vitit 2025, 60 vjeçari nga Vlora kishte treguar publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, gjatë së cilës kishte qëndruar për një periudhë në koma dhe i intubuar. “KORÇA B
1 day ago


Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen
Flamingot janë rikthyer në liqenin e Ohrit, duke sjellë një pamje të veçantë natyrore në qytetin e Pogradecit. Shpendët me pendët e tyre rozë janë vërejtur duke qëndruar të qetë mbi ujërat e liqenit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve. Prania e flamingove në liqen është një tjetër spektakël natyror. Të dallueshëm për ngjyrën karakteristike dhe pamjen elegante, ata krijojnë një kontrast të bukur me peizazhin e liqenit të Ohrit. Rikthimi i tyre e bën edhe më të v
1 day ago


Akuza e fortë e avokatit: Gert Bogdani u ekzekutua nga shërbimet sekrete!
Ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani, ndërroi jetë një vitë më parë, si pasojë e një infarkti. Ngjarja tragjike ndodhi në tualetet e hotel “Tirana”, ku Bogdani shkoi për t’u freskuar, pasi nuk ndihej mirë. Por Altin Goxhaj ka një teori tjetër. Sipas tij, Bogdani është ekzekutuar nga shërbimet sekrete. Goxhaj thotë se atë e ekzekutoi shërbimi sekret izraelit, për shkak të rolit të tij në “Shtetin Bektashi”. “Gerti ishte caktuar si ambasador i Shtetit Bektashi nga ish-drejtori
1 day ago


Përsëritet njoftimi për pensionistët: Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor, rritet në prill
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri sot të ditur se me buxhetin e vitit 2027 parashikohet rritja e mbështetjes financiare për pensionistët, përmes dy masave që synojnë përmirësimin e të ardhurave dhe lehtësimin e përballimit të shpenzimeve të përditshme. Sipas Malajt, për zbatimin e këtyre masave parashikohen rreth 24 miliardë lekë shtesë. “Me Buxhetin 2027, rrisim mbështetjen për pensionistët, që të përballojnë më lehtë nevojat e përditshme dhe të kenë më shumë siguri e
1 day ago


Kujdes! Nga 1 janari do vendosen radarët inteligjentë në 14 akse, ja ku do të monitoroheni (LISTA)
Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efektivëve që do të punojnë në Qendrën e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë funksion të ri parashikohet edhe një rritje e pagave, që mund të shkojnë deri në 1500 euro. Nga 1 janari, kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re. Radarët inteligjentë dhe pajisjet e avancuara të mbikëqyrjes do të aktivizohen në ak
2 days ago


Kursi i këmbimit valutor (e martë), 3 nëntor 2026
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me 81.6 lekë. Euro blihet me 90.6 lekë dhe shitet me 91.3 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 108.2 lekë dhe shitet me 109.2 lekë. Franga zvicerane blihet me 98.2 lekë dhe shitet me 99.2 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 57.7 lekë në blerje dhe me 58.7 lekë në shitje. Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme. “KORÇA BOOM”
2 days ago


Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2027, mënyra se si transferojmë para dhe përdorim portofolat digjitalë në Shqipëri do të ndryshojë rrënjësisht. Kuvendi ka miratuar ligjin e ri për shërbimet e pagesave, i cili jo vetëm përafron vendin tonë me rregullat e ashpra të Bashkimit Evropian, por i hap rrugën edhe futjes së Shqipërisë në tregun evropian të pagesave (SEPA). Për lexuesin e thjeshtë, ky ligj nuk është thjesht një procedurë burokratike, por një “mburojë” e re ligjore për
2 days ago


Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare
Eksperti i taksave, Edvin Stefani, ka komentuar problematikën e pensioneve në Shqipëri, duke theksuar se vitet e fundit është bërë një punë e mirë në luftën kundër informalitetit të pagave. Sipas tij, deklarimi i pagave joreale duhet të shërbejë si një kambanë alarmi, pasi zgjidhja e kësaj problematike varet edhe nga përgjegjësia e individëve. Eksperti u ndal edhe te përdorimi i fondeve private të pensioneve, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një sigurie financiare për të
2 days ago
bottom of page
