top of page

Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen

5h
1 min read

Flamingot janë rikthyer në liqenin e Ohrit, duke sjellë një pamje të veçantë natyrore në qytetin e Pogradecit.


Shpendët me pendët e tyre rozë janë vërejtur duke qëndruar të qetë mbi ujërat e liqenit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve.


Prania e flamingove në liqen është një tjetër spektakël natyror. Të dallueshëm për ngjyrën karakteristike dhe pamjen elegante, ata krijojnë një kontrast të bukur me peizazhin e liqenit të Ohrit.


Rikthimi i tyre e bën edhe më të veçantë bukurinë natyrore të zonës së Pogradecit, ndërsa prania e këtyre shpendëve mbetet një moment interesant për adhuruesit e natyrës dhe fotografisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page