top of page

Ndryshime të reja në shkolla nga viti 2027, fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00

2 hours ago
1 min read

Ministria e Arsimit parashikon ndryshime të rëndësishme në sistemin parauniversitar gjatë vitit 2027. Fëmijët do të kenë mundësi të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00, ndërsa çdo nxënës me aftësi ndryshe pritet të ketë një mësues ndihmës të dedikuar.


Këto masa u prezantuan nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet.


Sipas ministres, programi “Pas shkolle” do të zgjerohet me dy orë në ditë, duke u mundësuar nxënësve të qëndrojnë në ambientet e shkollës deri në orën 17:00. Për këtë program dhe mësuesit e angazhuar janë parashikuar 500 milionë lekë, ndërsa do të përfshihen edhe module të reja.


Një tjetër ndryshim lidhet me mbështetjen për nxënësit me aftësi ndryshe. Aktualisht, një mësues ndihmës mbulon katër fëmijë, ndërsa nga viti 2027 synohet që secili prej tyre të ketë një mësues të dedikuar.


Kumbaro bëri të ditur se numri i nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin parauniversitar ka arritur në 6039 gjatë këtij viti shkollor, nga rreth 4000 në vitin shkollor 2024-2025.


Ministrja theksoi gjithashtu se është zgjeruar grupmosha e fëmijëve dhe të rinjve që përfitojnë mbështetje, duke përfshirë moshat nga 3 deri në 19 vjeç, ndërsa për një kategori të caktuar kufiri është rritur deri në 21 vjeç.


Sa i përket financimit, arsimi parauniversitar do të përfitojë mbi 1 miliard lekë më shumë krahasuar me vitin 2026. Ndërkohë, për ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave, gjatë periudhës 2027-2029 janë planifikuar rreth 120 projekte, me një vlerë totale prej afro 88 milionë eurosh.

“KORÇA BOOM”


bottom of page