top of page


Vijon bojkoti në Korçë, studentët e Universitetit “Fan Noli” refuzojnë auditoret në mbështetje të protestës
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e cila po zhvillohet në Tiranë, por është shpërndarë edhe në qytete të tjera. Ata kanë braktisur auditoret e Universitetit ‘Fan Noli’ dhe kanë bërë thirrje për ndryshim dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në ditët e para ata protestuan duke marshuar në rrugët kryesore te qytetit me pankarta për më shumë të drejta dhe rrëzimin qeverisë. Në kuadër të kësaj, revoltës së
4 days ago


Faza e parë e olimpiadave kombëtare nis më 2 nëntor, përfshihen edhe gjuhët e huaja
Faza e parë e olimpiadave kombëtare do të nisë më 2 nëntor, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkolla të ndryshme të vendit. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se për herë të parë, olimpiadave u shtohen edhe gjuhët e huaja, anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht, për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë. Kumbaro pohoi se nisma synon të nxisë angazhimin e shkollave në më shumë fusha të dijes dhe të krijojë më shumë mundësi për nxënësit që të shfaqin aftësitë dhe tale
4 days ago


Protesta e studentëve/ Vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës
Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentëve të përfshirë në votimin e zhvilluar janë shprehur pro bojkotit. Burime bëjnë me dije se 610 studentë janë shprehur pro vijimit të bojkotit, ndërsa 325 janë shprehur kundër dhe në favor të zhvillimit të mësimit. Në bazë të këtyre rezultateve, Këshilli Studentor ka vendosur të mbështesë vijimin e bojkotit, duke iu referuar qëndrimit të shumicës së studentëve pjesëmarrës në voti
5 days ago


Prof. Manjola Zaçellari: Rruga drejt Evropës nis në shkollë, aty ku formohet e ardhmja!
Roli i arsimit në procesin e integrimit evropian të Kosovës, cilësia e të nxënit dhe përgatitja e të rinjve për sfidat e së ardhmes evropiane ishin në fokus të tryezës shkencore me temën “Arsimi si mjet për integrimin evropian: A po i përgatit Kosova të rinjtë për të ardhmen evropiane?”, e organizuar më 24 tetor 2026 në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së. Tryeza u mbajt në kuadër të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare për Shkencat Politike dhe Studimet e Sigur
Oct 25


Studentët dhe pedagogët në protestë, Sindikata shpall bojkotin e mësimit në universitetet publike
Sindikata e Universiteteve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha Universitetet publike, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që janë ngritur në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vendimi për bojkot u mor një ditë më parë nga Kryesia e Sindikatës, gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, të cilët marshuan drejt Kryeministrisë, dhe refuzuan edhe dialogun e propozuar nga Rama. Bojkoti nis nga sot dhe do të vijojë deri në një nj
Oct 21


Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!
Mbi 100 pedagogë kanë nënshkruar deklaratën në mbrojtje të studentëve dhe të drejtave të tyre, pas episodeve të dhunës gjatë protestave në Tiranë. Forumi i Dialogut Politik u ka bërë thirrje pedagogëve në të gjithë vendin që t’i bashkohen kësaj nisme, duke e kthyer solidaritetin me studentët në një reagim publik të komunitetit universitar kundër dhunës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Forumi i Dialogut Politik fton pedagogët të nënshkruajnë deklaratën dhe të bëhen pjes
Oct 18


Protesta/ Reagon për herë të parë ministrja Kumbaro: Na keni djegur katin e parë, por ne na keni aty! Ju pres për dialog
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar për herë të parë pas akteve të dhunës gjatë protestës së studentëve, ku kati i parë i godinës së Ministrisë së Arsimit është përfshirë nga flakët dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përmes një reagimi, Kumbaro dënon dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike, duke theksuar se protesta studentore dhe vandalizmi nuk kanë asgjë të përbashkët. Ajo shprehet se ka respekt maksimal për të drejtën e studentëve për të prot
Oct 14


Vijon protesta e studentëve, nis marshimi dhe i Politeknikut, Juridikut, Ekonomikut dhe Shkencave
Studentët në Tiranë kanë vijuar këtë të mërkurë bojkotin e mësimit dhe protestat, një ditë pas demonstratës që zgjati rreth nëntë orë dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në protestë dhe kanë nisur marshimin, ndërsa grumbullime janë raportuar edhe te Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti Politeknik i Tiranës. Në reagim janë përfshirë edhe gjimnazistë. Gjatë zhvillimeve janë djegur kosha mbeturinas
Oct 14


Pagat 2027 dhe shpërblimi i fundvitit 2026/ Ja kërkesat e Sindikatave të Arsimit drejtuar Ministrisë!
PAGAT 2027 DHE SHPERBLIMI I FUNDVITIT 2026: KËRKESA ZYRTARE E ALEANCËS FSASH-SPASH Aleanca Sindikale FSASH–SPASH i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministres së Arsimit për dy çështje jetike që prekin drejtpërdrejt interesat ekonomike dhe dinjitetin e çdo punonjësie dhe punonjësi të arsimit parauniversitar në vend. Rritja dhe Indeksimi i Pagave 2027: Kërkojmë transparencë mbi fondet e planifikuara në projektbuxhet. Indeksimi vjetor është i domosdoshëm për ruajtjen e fuqisë ble
Oct 14


E rrallë/ Gjimnazistja 55-vjeçare, gjyshe Merita vijon arsimimin, pavarësisht moshës
Merita Sheni është gjimnazistja më e veçantë e gjimnazit “Kolë Idromeno” në Shkodër. Në moshën 55-vjeçare dhe me statusin e një gjysheje, ajo po vijon mësimet në gjimnaz për të rikuperuar atë mangësi që nuk pati mundësi ta kryente kur ishte e re. Shkodër Merita tregon që iniciativa që ka marrë në këtë moshë ka gjetur përkrahjen edhe të familjes, bashkëshortit dhe fëmijëve të saj. Merita ka edhe një apel si për të rinjtë ashtu edhe për moshataret e saj që për asnjë arsyen nuk
Oct 13


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, urdhër punonjësve që të mos e tepërojnë me makiazhin dhe veshjen: Fikni telefonat, kur takoheni me mua
Nëpunësit që duan të kryejnë veprimtari të jashtme përveç punës në Ministrinë e Arsimit duhet të marrin aprovim me shkrim nga eprori, pas verifikimit nëse është e lejueshme ose jo. Ministrja Mirela Kumbaro ka miratuar Kodin e Etikës, ku të gjithë nëpunësit do të duhet të zbatojnë rregullat e sjelljes brenda dhe jashtë institucionit, me qëllimin për të mos cënuar imazhin e administratës. “Nëpunësit e institucionit duhet të garantojnë se të gjitha asetet, mjetet e punës, infras
Oct 11


Pagat e mësuesve në Evropë/ Cilat vende ofrojnë pagat më të mira?
Paga më të larta për mësuesit janë ndër kërkesat e sindikatave pas protestave të fundit në Francë, së bashku me më shumë staf dhe kushte më të mira pune. Shqetësimet e tyre pasqyrojnë një sfidë më të gjerë në të gjithë Evropën: ta bëjnë mësimdhënien financiarisht tërheqëse. Mësuesit në përgjithësi paguhen më pak se punëtorët me arsim të ngjashëm, sipas OECD-së, dhe ekspertët paralajmërojnë se pagat nuk janë mjaftueshëm konkurruese për të tërhequr dhe mbajtur stafin. Pra, cila
Oct 10


Pa autobus, nxënësit bojkotojnë mësimin!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në spital, ku një grua e moshuar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i godinës. Bëhet fjalë për një rreth 75-vjeçare, me origjinë nga Borshi, e cila ishte e shtruar në repartin e kirurgjisë. Pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ngjarjes gruaja dyshohet se ka pasur edhe familjarë që e shoqëronin në spital. Polic
Oct 6


Mirënjohje dhe urime për të gjithë komunitetin e shkollës së Lumalasit!
Një vizitë e veçantë në shkollën e Lumalasit, së bashku me Kryetarin e Këshillit të Qarkut, në një ditë ku vlerësimi mori një kuptim të veçantë. Dorëzimi i Certifikatës së Vlerësimit ishte një mirënjohje për një staf të përkushtuar, për prindër bashkëpunues dhe për nxënës të talentuar, të cilët me seriozitetin, disiplinën dhe uniformën e tyre përcjellin krenarinë e të qenit pjesë e kësaj shkolle. Pas çdo suksesi qëndron puna e përditshme e mësuesve, mbështetja e prindërve dhe
Oct 6


Studiuesja shqiptare në Kongresin Botëror të EURALEX-it në Akademinë e Shkencave në Vjenë: Në fokus fjalorët shqip
Nga 29 shtatori deri më 3 tetor 2026, studiuesja shqiptare Prof. Assoc. Dr. Manjola Zaçellari mori pjesë në XXII EURALEX International Congress 2026 – “Lexicography in the Age of AI”, të mbajtur në Akademinë e Shkencave në Vjenë, një takim i rëndësishëm ndërkombëtar, që mblodhi mbi 300 studiues, leksikografë dhe profesionistë të fushës nga vende të ndryshme të botës. Në këtë kongres Prof. Zaçellari prezantoi studimin: “The Making of Meaning: From the 1980 Albanian Communist D
Oct 5


Nis sot viti i ri akademik, 120 mijë studentë ulen në auditore/ Degët më të preferuara
Sot nis zyrtarisht viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit, duke rikthyer në auditore mijëra studentë. Për rreth 20 mijë të rinj, kjo është dita e parë e një etape të re, pasi ulen për herë të parë në auditorët e arsimit të lartë. Sipas të dhënave, në universitetet e vendit numërohen rreth 120 mijë studentë, prej të cilëve afro 20 mijë janë regjistruar në vitin e parë. Universiteti i Tiranës vijon të mbetet ndër zgjedhjet kryesore të maturantëve, me një numër t
Oct 5


ChatGPT “robotizon” arsimin / Ekspertët: Ligjërimi i Ministrisë pa infrastrukturë mbështetëse rrezikon sistemin
Përdorimi i lirë i ChatGPT nga mësuesit dhe nxënësit në shkolla, nga përgatitja e testeve dhe korrigjimi i gabimeve deri te detyrat dhe projektet, po ngre shqetësime te arsimtarët. Sipas tyre, sistemi arsimor parauniversitar në Shqipëri nuk është ende plotësisht i përgatitur për përfshirjen e gjerë të inteligjencës artificiale në procesin mësimor. Kryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, Alma Lama, e cilëson infrastrukturën si një nga pengesat kryesore. Ajo the
Oct 1


Siguria në Shkolla/ Ministrat flasin përpara mësuesve dhe nxënësve
Disa nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë Rama ndodhen në shkollën “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku po flasin për sigurinë në shkolla. E para që mori fjalën ishte ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro. Ajo u shpreh se qeveria kujdeset, që nxënësit të kenë një mjedis të sigurt. “Shkolla duhet të jetë një vend i sigurt, ku çdokush të mund të marrë mësime në mënyrë të qetë. Në shkolla ka oficerë sigurie, ka psikologë dhe punonjës socialë, që të krijojmë një mjedis sa më të sig
Sep 29


Vlerësimi i arritjeve në arsimin e Qarkut Korçë
Në një aktivitet të organizuar nga Qarku Korçë, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut, drejtuesve të Zyrave Vendore të Arsimit dhe përfaqësuesve të DRAP Korçë, u prezantuan dhe u diskutuan rezultatet e vitit shkollor 2025–2026, bazuar në Kartën e Performancës të përgatitur nga ZVA-të e qarkut. Si drejtuese e Zyrës Vendore të Arsimit, shpreh mirënjohjen time për drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe të gjithë ata që, me përkushtim dhe profes
Sep 28


Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitete, kujdes, kandidatët kanë dy ditë kohë për...
Universitetet publike kanë hapur dyert për fazën e dytë të regjistrimeve për vitin e ri akademik. Regjistrimi i fituesve të Raundit të Dytë nis sot dhe do të vijojë deri më 4 tetor, përmes 5 fazave 48-orëshe. Në këtë raund përfshihen kandidatët që nuk arritën të regjistrohen në raundin e parë, dhe u shpallën fitues, pasi aplikuan edhe njëherë për universitet. Çdo kandidat i shpallur fitues ka dy ditë kohë për të kryer regjistrimin. Në të kundërt vendi i tij i kalon automatiki
Sep 25
bottom of page
