top of page

Protesta e studentëve/ Vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës

1 hour ago
1 min read

Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentëve të përfshirë në votimin e zhvilluar janë shprehur pro bojkotit.


Burime bëjnë me dije se 610 studentë janë shprehur pro vijimit të bojkotit, ndërsa 325 janë shprehur kundër dhe në favor të zhvillimit të mësimit.


Në bazë të këtyre rezultateve, Këshilli Studentor ka vendosur të mbështesë vijimin e bojkotit, duke iu referuar qëndrimit të shumicës së studentëve pjesëmarrës në votim.


Ndërkohë, studentët që janë pro zhvillimit të mësimit pritet të njoftojnë pedagogët për qëndrimin e tyre, çka mund të sjellë vijimin e procesit mësimor për një pjesë të studentëve./ Boldnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page